Poezi nga Salih Salihu

Poezi nga Salih Salihu
 
 
Dëshmores
 
Një lule erë,
Lindi në pranëverë.
Që ra për liri,
U ngrit në gjithësi.
 
Një emër në hartë,
Ungrit shumë lartë.
Faren e hedhi,
Me gjakun që derdhi.
 
Tytë automatiku,
Zjarr, e helm volli.
Jo, ajo nuk iku,
Jam bijë e këti trolli.
 
Drita nuk u fik,
Lulëzuan lulëkuqet.
Ju ofrua një mik,
Zërit që buqet.
 
Tash, aty vendosur,
Fanari qëndron.
Ipasur ei leckosur,
Me zjarr tregon.
 
Në një kohë këtu,
Ra bijë e këtij trolli.
Një themel për t’ vu,
Emri – Ylfete Humolli.
 
 
Një atdhetari
 
Mu në bari,
Ushkerp një plumb.
Dorë tradhtari,
E mori në thumb.
 
Ipaguar ,
Për nëntëqind lira.
Të ndyta duar,
Për ditë më të vështira.
 
Fytyrës së ndritur,
I ra tradhtari I ndytë.
Zemrës së ngritur,
Që t’ ia mbylli sytë
 
Prapa shpine ,
me plumb e qëlloi.
Ti dale për lëndine,
Tradhtari, s’ guxoi
 
Shumë atdhetarë trima,
kështu janë vrarë në lodra.
Nuk u fshehë në vrima,
Nuk vdes Jakin Shkodra.
 
U lind për së dyti,
për t’ mos vdekur kurrë.
Pasi mbolli frytin,
Qëndroi burr mbi burr.
 
 
 
Klithma
 
Mbi malet tona,
tym vjell vullkani.
Me rrëmbim Valbona,
Dotë kall flake Ballkanin.
 
Ose nga robërija,
të dalim një here.
Pleqët dhe rinija,
T’a bëjmë dimërin verë.
 
Shekulli I njëzet ,
kësi turpi pse duron.
Një popull pa e vetë,
Kush të vendos s’ guxon!
 
Ose bota,
dota dëgjoi krismën!..
Sepse punët e kota ,
deotë s’ na japin vizën.
 
Deri sa gacën ,
se zëmë dotë me dorë!..
Pa e pyetur bacën,
Gjithnjë dotë jetë dëborë!…
 
Pëtë ardhë pranëvera,
dielli t’a shkrijë borën.
Sepse ne për hera,
Grusht dota bëjmë dorën.
 
Grushtin e fortë ne ,
kem kundër barbarit.
Ta lirojmë këtë dhe,
thrret zemra e shqiptarit.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s