Ti nuk do jesh më / Poezi nga Sonja Haxhia

 

 

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Ti nuk do jesh më
 
E di shumë mirë që nuk do të jesh më atje,
as mes shtjellash ngatërruar pas vetes,
as rrugëve që përhumbin mes hijesh
as në zhurmën që çjerr me thonj natën
poleve të grisura të tokës
atij ndriçimi të verbër
që përqesh buzëqeshjeve të shtira,
por në librat e pashkruara të kujtesës
vijëzimit të një perëdimi të largët
rrugës së papërshkruar të një dielli.
 
Në ëndrrat e mia ti nuk do jesh gjithësesi,
as në fatin e udhëve të mendimit.
Ti nuk do të jesh as në numër telefoni
ose në ngjyrën e dorashkave blu.
 
Unë nuk di të pres më
poshtë blirit që gjethet rënkon
ditëve të tua të pritjes
e zbrazërtisë time të shpirtit,
fjalosur mërmërima pakuptimësie
e harruar stinës së thyer.
 
Në një cep rruge do ndalem,
në atë kënd që ti nuk jesh më.
Unë do jetoj me ëndrrat e ëndrrës
ndërsa ti i endur peshës së fajit.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s