Kalendari poetik: Juana de Ibarbourou (1895-1979) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Juana de IBARBOURU

Kalendari poetik: Juana de Ibarbourou (1895-1979)

Ka datën e lindjes sot më 8 mars, Huana de Ibarbourou, shkrimtare dhe poete e shquar nga Uruguaji. Për lirikat e saj, kritika është shprehur se ato janë çfaqja “më e dlirë e lakuriqësisë shpirtërore.” Shkroi vargje të mrekullueshme edhe duke ndjekur rreptësisht rregullat e metrikës, po ashtu edhe me varg të lirë. Ka qënë edhe presidente e Shoqatës së Shkrimtarëve të Uruguajit etj. Fitoi edhe mjaft çmime të rëndësishëm letrarë, në vitin 1958 pati qënë edhe kandidate për çmimin Nobel. Ja përzgjedhja në datën e lindjes së saj:

REBELE

Nam do t’lë në barkën tënde Karont.
Nën vështrimin tënd të rëndë, fuqiplot’,
Hijet e tjera do të luten, rënkojnë,
Gjithë drojtje do të të përgjërojnë,

Si zog do të këndoj në lumin e errët
Barkën do t’ta mbush kundërmim të egër
Dritë do t’i bëj valët e errëta, brigjet
Si fener i kaltër që ndriçon shtigjet.

Më shih sa të duash vëngërr, me inat
O mjeshtër tmerri, rrufe të më hidhje,
Ta dish Karont, do lë nam prapseprapë.

Të lodhur, të trëmbur, të ngratën hije
Kur ti në breg do të arrish të dalësh
Aty do ta hedhësh, si trofe vandalësh.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s