Poezi nga Aqif ISAKU

Poezi nga Aqif ISAKU

 

S`DUA TË TA SHOH LOTIN
( Heroinës, Antigona Fazliut, me rastin e ditëlindjes së 37)

Emrin tim nënë puthe,
Në lapidar shkruar,
Ta ëmbëlsosh nënë,
Zemrën e përvëluar!

Do të puthë dhe unë,
Diku në mesnatë,
Kur në krahë të tyre,
Engjëjt kanë me m`bartë.

Dhe ashtu në ëndërr,
Kemi për t`u çmallur,
Të të them unë Gona,
Në vizitë t`kam ardhur!

S`dua më as lotin,
Të ta shoh në sy,
Nëse do të lumtura,
T`jemi nënë e bijë.

Se n`botën tjetër,
Aty në amshim,
Në mes të hyrive,
E rris shtatin tim.

Dhe një ditë sërish,
N`ëndërr kam me t`ardhë,
Me vello nusërie,
Hipur mbi kalë t`bardhë.

Të ta kënaq shpirtin,
Ashtu si ti doje,
Se në gjumë kur flija,
Këngë ti m`këndoje!

Mos ma prek ti ëndrrën,
Po të lutem nënë,
Më lër n`qiell të ndris
Sikur t`isha hënë.

Pa shikoji dhe yjet,
Humbur kanë ndriçimin,
Sepse nuri im,
Ua zbeh shkëlqimin.

Unë jam lule qielli,
Dhe s`kam për t`u venitur,
Gjaku im i njomë,
Lulëza ka për t`rritur!

Ato lot që derdhe,
T`i fala me zemër,
Nuk jam më Gona,
“Heroinë” mbaj emër!

 

NJË LULE, DY NËNA

Mami ja një lule
Gjyshe ja dhe ti
Më keni ju çupëz
Nëna unë kam dy!

U gëzua gjyshja
I tha të kam xhan
Më të bukur lule
Zemër ty të kam.

Hapi krahët Beti
Si flutura në pranverë
Përqafoi gjyshen
Më fort se çdo herë!

 

BUZËQESHJA E NËNËS

Kur nëna buzëqesh,
Yllka zërin ngre,
Dhe habitur pyet:
– Mami trego ç`ke?!

Por buzëqeshja e saj,
Nuk ndalet sërish,
Edhe pse Yllka,
N`faqe e gërvisht.

Po si mund të ndalet,
Buzëqeshja e nënës,
Kur është më e bukur,
Se rrezet e hënës!

 

TË DUA NËNË

Lule me e bukur,
Je për zemrën time.
Andaj për festë nënë,
Shumë, shumë urime!

Dua edhe yjet,
Nga qielli t`i mbledh.
Tufën më të bukur,
N`duar të ta hedh.

Të më jesh e lumtur,
Ashtu siç unë dua,
Se ti nënë e dashur,
Jetë më fale mua.

 

MË TREGO YLBER

Ngjyrat kush t`i hodhi,
Që më lënë pa mend,
Apo t`qëndisi dielli,
Flamur n`avliment!

Ndoshta ca piktorë,
Hodhën ngjyra qiellit,
T`lozin me penel,
Me rrezet e diellit.

Mos vallë vetë natyra,
Bën lojën e saj,
Kur me diell e shi,
Lodron mbi ograjë!

Po pranvera ngjyrat,
Dhuratë mos t`i fali,
T`rrezatojnë nën ty,
Brigje, kodrina e mali!?

Që ylber stolisur,
Me ngjyra nusërie,
Tok me fëmijët n`valle,
T`lozni si u ka hije!

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s