E forte si vdekja (Roman) – MOPASAN / Përktheu nga orgjinali Aristidh Ristani


E forte si vdekja (Roman) – MOPASAN

“Është një temë shumë e bukur melankolike, një përshkrim i mrekullueshëm e mjaft i saktë i hoveve shpirtërore shterpë e torturuese të një lloj rinie të dytë e të papritur te një njeri që dremitet në një qetësi mashtruese.” (Pol Zhinisti, 1889)

“Talenti i Mopasanit në këtë roman është i fuqishëm, i plotë e i ndritur. Kjo është faza e tretë e krijimtarisë së tij, faza kur ai ka dhënë librat e vet më të thellë, më me ndjenjë, më tronditës, siç janë romanet ‘E fortë si vdekja’ dhe ‘Zemra jonë’.” (Gazeta “Lë korespondan”, 1892)

“Origjinaliteti kompleks i romanit ‘E fortë si vdekja’ ka mbushur me admirim jo vetëm zemrat e ndjeshme, të cilat në leximin e një libri kërkojnë rastin për t’u mallëngjyer e për të medituar, por edhe shkrimtarët e rinj, të cilët e kuptonin se Mopasani, që të arrinte e të përshkruante botën e brendshme të një personazhi aq misterioz e aq të heshtur si Berteni, kishte gjetur një mjet, në fillim simpatinë shumë të madhe e më pas identifikimin e vetvetes me të. Ata e shpallën shkrimtarin si mësues të tyre.” (Alber-Mari Shmit, 1959)

“Një roman dashurie dhe ankthi therës që shoqëron lindjen dhe rritjen e dhimbjes së pamasë nga pleqëria… Një roman sintezë me frymëmarrje të gjerë.” (Zherar Delezman, 1991)

“Një roman shoqëror që analizon mekanizmat dhe ritet e asaj bote të hipokrizisë, të mërzisë e të shterpësisë shpirtërore që quhet shoqëria e lartë mondane. Një roman që na sjell ndër mend Burzhenë, por kthjelltësia e tij na kujton Prustin.” (Edision Galimar, 1991)

 

Përktheu nga orgjinali Aristidh Ristani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s