Poezi TANKA nga Seti Pezaku Vladi

Poezi TANKA nga Seti Pezaku Vladi
 
 
☆☆☆
 
Nga stuhia
gjethe fundit ra
degës plot rënkim.
— Eja, — toka i tha
në gjirin tim!
 
 
☆☆☆
 
E grisën malet
mantelin e dëborës,
shpateve tufat vargojn’;
zefiri sjell këmborët
lulet nga gjumi zgjojnë.
 
 
☆☆☆
 
Zgalemi,
mbret i kaltërsive
yje e hënë takon,
det e qiell prin,
hapsirë ka lirinë.
 
 
☆☆☆
 
Si shkëmb mbi shkëmbin ra,
mbiu përmendore.
Në bronz ëndrrat u shkrinë
për atdhe
dha dashurinë.
 
 
☆☆☆
 
Në bregun rënor
pallat ndërtove,
malit kështjell’ ngrite;
fryni erë veriu
të dyja t’i fshiu.
 
 
☆☆☆
 
Shtëpia e miteve
psherëtinë.
Prometeu lëshon zën’ :
— Shpërndajeni zjarrin tim,
amanetin e lënë!
 
 
☆☆☆
 
Sytë
erdhën me valën,
zëri me erën,
zemra luleshege
me pranverën.
 
 
☆☆☆
 
Vetmia
kujtime të thyera
vegon,
plagë që bren e dhemb,
shpirti lot pikon.
 
 
☆☆☆
 
Shpirti pranverës
dua të bëhem
të shpërndaj’ trëndafila,
verë e bronzt’ me yje,
vjesht’ e artë në pyje.
 
 
☆☆☆
 
Jeta
si toka,
lule e ferra.
Me harqe ngjyrash të ndjell,
të jep dorën, të përcjell’.
 
@seti pezaku vladi
6/03/2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s