Poezi nga Beqir Binishi

Poezi nga Beqir Binishi

 

Jeta -kujtimet

aty rrin flejn
ose koten
harresa u bëhet mbuloj
si pluhuri mbi sendet pa gojë

mbaj mend dashurin pa kushte
takimet me njerëz të mire e të këqij
vdekjen e vajzës Albionës
kalimin e prindërve në amshim

mbaj mend luftën e fundit
tmerrin në sy të fëmijëve
në përballje me kriminel
kujtimet mbulohen me harresë

brendia më duket filmotekë
e mbetur thellësisë së shpirtit
Jeta e urren vdekjen
shkrova e shkruara mbetet.

 

Shpirti dhe forma

Njerzit e mdhenjë jan bamirës me vepra
Të tillët nuk mundin me bërë jetën e peshkut në akuarium.
Shpirti i tyre nuk ua lejon
Ata nuk njohin raca
Njohin vetëm njeriun.

 

mëngjesi me zogj

shumë zogj po kthehen
në arën e poezisë
secili e merr një kokërr grurë
dhe një kokrrizë guri
grurë një kokërr me ushqye shpirtin
e një kokrrizë guri me gjuajtën djallin në truall
zogjve nuk u ka mbetur vend
pos zemrës së poetit.

 

dashuri pa kamat

vetëm robërit e dëshirave
vdesin të zhgënjyer
dashuria e sinqertë
i bëhet jetës monument.

 

Nëse je dashuri

nga lart fole aq sa fjalët u kthyen në ortek
bora nga maje mali kur rrëshqet
gjen e gjallë të vdekur e merr
zbrit në rrafshin tim
leje zemrën të flet vet
zemra vetëm një fjalë e flet !

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s