Poezi nga Vasil Çuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

Nënës

Më ler të endem kaltërsive, mes syrit tënd të hëntë.
Një yll më ler t’ju ndez. O Mëmë, Nënoke, Nënë!
Aty më lerr të shplodhem, në fjalën ledhë, të brishtë
Në fjalën rrjedhur buzësh, ku zhbëhen qiejt trisht
në sytë e mi të vrarë, ku ëndra vdes përshpirtur.

Dritës së syrit tënd, që zgjon agjesh mëngjezet
Në frymën e purpur, ku linden buzëqeshjet
Në prehrin magjiplotë, ku lahen ditët e mia
Në duart njomëzake, ku tiset fshin vetmia
filljetës së këputur, fundbrengash rraskapitur.

Më ler të endem kaltërsive, mes syrit tënd të hëntë.
Ku linda, rritem, plakem, o Mëmë, Nënoke, Nënë!
Ku lindet mirësia, çdo dashuri, çdo shpresë
Aty, mes kaltërsish, të zhbëhem një mëgjes
si drita perëndimesh… kur drithëron nemitur!

 

Vragë

Le gjurmë,
le gjurmë zemrës sime
Siç lenë këmbët zbathur,
ranishtes së lagur.
Ku vjen dallga, i fshin,
i shndëron në kujtime
Kujtimdhembje,
të një mbasditeje,
të zvargur.
Mbasdite qytetëse,
monotone, të kalbur!

Le gjurmë,
le gjurmë zemrës sime
Gjurmë kujtimesh,
shformuar e mbetur.
Kujtime harbuar,
në trajtë vegimesh
Me sy…
buzë haruar
dhe tretur
Aromë subkoshience,
venitur e fjetur!

Le gjurmë,
le gjurmë zemrës sime
Si cigarja gojës,
i le shijen plotë helm.
Erdhe
dhe më zgjove,
me mijëra ëndërime…
Thashë se shpirtit tim,
i gjeta melhem…
Thashë e çfarë nuk thashë.
E më, ç’duhet të them?!

 

Rishtaz vonon

Mbi supe mbar terrin.
Hëna mesnatës, teposhtë rrokulliset e dehur
Marrëruar nxiton, të kap ferrin.
Lëkundet flokëshprishur, pa krehur
Hijëpemësh le vrerrin.

Ti vonon të vish.
Ndjesia shkallmon gjinjtë, shkulmuar…
Sa të kam pritur, të dish!
Si ujpakët burimit, a kroit, shteruar
Porsi puthje ëmbël, në buzë më rrish!

 

Të kërkoj…

Të kërkoj
Diku…
mes labirinthesh kujtese ngatëruar,
mes neuronesh burg
inatshor të haresës,
në një raft memorjeje, haruar.
Të kërkoj
tek frymon brenda shpresës,
me paqtimin që bart shpirtit, një murg!

Të kërkoj
brenda fshehtësisë tinëzare
monopatesh të qiellit…
Ku dielli
herë shfaqet, herë fshihet…
Ku retë, luajnë role siparesh
Ku ditët mbajnë aromë jasemini
ngërthyer pasqyrës së liqeneve,
ku zbret hëna mesnetësh dhe krihet.

Të kërkoj dhe të gjej ëndërimesh
Veshur, të katër stinët, mantel.
Herë të rëndë,
si dëbora në shpinë majë malesh.
Herë të brishtë,
të pupëlt, si aromë lulesh, polen
Herë muzë, fjalë të tingullt shndëruar në këngë…
Herë në funde togfjalësh mbaresë
Herë gëzim magjiplotë e herë trisht.

Femër:
Je zbulesë, gëlim jetëdhënës
Nanurit brenda shpirtit edhe gaz edhe shpresë.
Galaktikë e epërme Galaktikash
E Universit më je, Univers!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s