DËNIMI IM / Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
DËNIMI IM
 
Sy i fshehur që shikon tej ngasjes
matanë mendimeve ngrihet dënimi im.
Pi kupën e helmët të hireve të tua,
prandaj si i pabesi mashtroj për buzët në vlim
dhe sytë e mi të lotuar
ngjajnë shpresë e përvuajtur .
 
Më shfaqen djajtë , humnerave të ankthit,
si këngë trishtimi, si jerm melodioz…
Qerpikët ngasës i lëviz angështisë
për gjakun tim të ngrirë
dhe shpirti i lodhur në arrati.
 
Rron e vërteta edhe kur humb besimi,
s’ka gjë pse e sotmja ngjan hulumtim i nesërm
dhe shikoj shtjella resh në qiellin e frymtë…
Më bën shpresa frymën të ndez,
sepse nuk shpojnë drizat e vetvetes po s’i preke,
dhe kështu e keqja pendohet për fajin që pres.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s