MEDITIMET E NJE GRUAJE… / Fragment nga Alma Zenellari

MEDITIMET E NJE GRUAJE…

 


Fragment nga Alma Zenellari

Më thirre?… Ja erdha. Shkela udhën e pashtruar, udhën e re, të panjohur dhe ashtu me drojë u nisa për tek ti. Syri yt nga larg çante ajrin dhe thithte aromën time prej ëndrre të bardhë. Erdha, m’i ndjen hapat? E sheh si shkurtohet udha? 6,5,4, ja dhe pak. 3,2, një hap larg teje…
E ndala hapin dhe frymën duke mbështetur butë kokën mbi kraharor.
Më pe në sy. U pamë në sy. Puthe shikimin tim. Akrepat përplasën qerpikët dhe heshtën aty në atë shikim. Koha ndali për të parë aktin e parë të një skene dashurie që lidhte gjymtyrët e saj ne një kohë të re, plot diell, jashtë mureve antike, jashtë mureve të vjetër, të mykur e të lodhur nga pluhur i zvetnuar.
Erdha… Prekmi gishtërinjtë e duarve. Është ftohtë. Ndaj prekmi, merrmi mes duarve të tua, ngrohmi me frymë dhe fryma jote e prushtë le ta rrëzojë prej mollëzave të tyre mallin prej bore. Lëre të bjerë ai mall i bortë këmbëve tona, duke e shkërmoqur duke e shndërruar në mijëra krahë të bardha fluturash, që mbushin ajrin përreth me fluturimin e tyre të verbët. Shikomë brenda syve sepse sa herë shikimi yt ulet aty, unë ndjej si zgjerohet shtegu i bardhë i dritës në pupilë, një shteg ujëvarë që bie thellë shpirtit dhe nis lodron muzikë . I ndjen tingujt? Është një vals i butë, një tango e ndezur, një polka e qeshur, një flamengo e purpurt.
Puthmë, prekmë sepse atë çast brenda gjoksit tim ndjej si shtrijnë gjymtyrët kërcejtë e gjelbërt, ngrenë kokën dhe rindezin ngjyrën e mëndafshtë petalet e lulekuqeve, që dremisin aty në thellësi prej kushedi sa kohësh. Ndjej si shndërrohem në një kallëz gruri, që përkundet plot delikatesë mbi tokën tënde duke u mbarsur me bukë të re mendimesh.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s