Kalendari poetik: *Jorgos Seferis (1900-1971) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Jorgos SEFERIS

Kalendari poetik: *Jorgos Seferis (1900-1971)

Më 13 mars 1900 u lind Jorgos Seferis (emri i plotë Jorgos Seferiadhis); poet, eseist dhe diplomat grek. Studioi për diplomaci në Paris dhe filloi punë në shërbimin diplomatik të Greqisë. Kur Greqia u pushtua në Luftën II Botërore mërgoi bashkë me qeverinë greke në Kairo. Në vitin 1963 fitoi çmimin Nobel për letërsi. Ja përzgjedhja ime në datën e lindjes së nobelistit grek:

HEFESI (Έφεσος)

Fliste ulur mbi mermerin
njëjtë me rrënojat e e portikut të lashtë:
shkretuar, e zbrazët fusha në të djathtë
nga e majta zbrisnin hijet e malit:

“Kudo është poezia. Zëri yt
herë herë futet krah saj
dhe e shoqëron ca kohë si delfinët
qerren e artë të Diellit
që pastaj zhduket. Kudo është poezia
si flatrat e erës kur fryn
e për një çast flatrat e pulbardhës prek.

E njëjtë dhe e ndryshme nga jeta jonë,
ashtu si ndryshon
fytyra e një femre kur xhvishet
dhe prapë e njëjtë mbetet. E di
ai që ka dashuruar: nën dritën e të tjerëve
bota mbyllet në vetvete; por ti kujto
se Hades dhe Dionisi e njëjta gjë janë”.

Tha këtë dhe mori udhën e gjërë
që në portin e dikurshëm të shpie,
tashmë gëlltitur nën xunkthat.
Muzgu përngjante me vdekjen
e një gjëje të gjallë,
ashtu lakuriq.

Ende më kujtohet:
Çapitej buzë Jonit, me teatrot
si guaska të zbrazëta
ku vetëm hardhucat zvarriten nëpër gurët e tharë,
e pyeta: “A do të mbushen përsëri një ditë?”
Dhe m’u përgjigj: “Ndoshta, në çastin e vdekjes”.
E drejt orkestrës rendi, duke uluritur:
“Lermëni të dëgjoj vëllanë tim!”
E rëndë qe heshtja mes nesh
pa asnjë rrudhë deti si pasqyrë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s