Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

MËRGIMTAR

Sikur të bëhesha pëllumb
Të fluturoja nga juga
E të ndalesha tek dera jote
Nga dritarja e hapur
E përmalluar të më shihje
Të vrapoje në përqafim plot gëzim
E unë si flladi i lehtë i mëngjesit
Të puthja e të shtrëngoja fort
Të hiqja mallin dhe mërzinë
E ëndrrat e zeza le të kallen flakë
Mërgimtar, do të thotë mungesë
Nuk je atje ku duhesh të jesh
Sa keq, rinia humb e s`kthehet kurrë
Që nga dita e parë loti s’mu ndal
Për ty shpirti më vuajti shumë
Jeta po kalon shpejt si lumi
E rrudhat po më stolisin ballin
Kurbeti padrejtësisht më ndrydhi shpirtin
Më mori shkëlqimin e syve
Nata e gjatë në heshtje kalon
Nga sumbulla djersësh të mi.

 

E BARDHA DITË

E bardha ditë kur do vish
Më dëfto të lutem
Më ranë flokët në pritje
Dritarëve ju thyen xhamat
Të humbë rruga para syve
Gjarpëri në oborr të shtëpisë
Shumë vite po e helmon
Jetën e popullit dardanoilir

Na humbë gjumi nga ankthi
Kurse netët vijnë të trishta
Sa keq Itaka ime e lashtë

A vritet liria e një populli
Me mija vite në tokën e vet
Ditëbardha jonë kur do të vij
Sa keq. O Zot sa keq!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s