Poezi nga Teuta Kadriu

Poezi nga Teuta Kadriu
 
 
NJË DOLLI NGA LARG
 
Sonte do të marr dritën e hënës për dore
Të më shpjerë në një ujvarë.
 
Ah.. ujvarë me verë…. më deh..
Më ço në ëndrrën e tij, kështu të dehur
Se vetëm në ëndërr do të bëj të pabërën.
 
Do të bëj atentat dashurie!
Më të çmendurin ndonjëherë.
 
Ku ëndrra shkruan veprën me ngjyrë purpuri,
Ku vera derdhet në gjoksin tim….
Dhe krijon ylberin më të bukur ne horizont.
 
Do dehesh dhe ti….po, po ti!
Si dehesh ti kur pi unë?!
Edhe ylberi dehet nga buzët dhe flokët e mi ngjyrë vere.
 
Ah .. kjo ngjyrë, kjo verë
Të dehin, të përplasin në ëndrrën e tij
Ëndrra nuk më mban dot
Më hedh në gotën e tij.
 
Mirë… të bëhem verë!
Të më shijon ëmbël, të ngre dolli,
Të dashuron….
 
Pra .. mbush gotën verë.. gëzuar..
Një dolli për dashuri nën rrezet e hënës.
 
Duke puthur ngjyrën e verës
Në ëndrrën më të dëshiruar….
Deri…në ekstazë.
 
 
 
VIOLINË E MBYLLUR
 
Jam si një violinë e mbyllur,
E heshtur skajshmërisht,
E lënë mbi një komodinë të pluhrosur.
Edhe unë jam pluhrosur nga vuajtjet,
Nga vetmia e jetës që më ndal zërin
Ku ato grimca pluhuri
Shtojnë thinjat në flokët e mi.
 
Si nuk vjen ti!
Të më heqësh këtë këllëf të zingjirosur
Që me zë frymën…
Ohh sikur t’isha violinë!!!
Do më mbaje në duar,
Të luaje veprën më të deshiruar
Do më puthisje te gusha yte.
 
Vetëm ateherë unë do kendoj..
Vetëm ne duart e tua jam kryeveper!
 
 
 
VALSI I LUMTURISË
 
Sonte do marr fustanin nga përrallat,
Të dukem, më se e bukur…
Do marr shkëlqimin e yjeve,
Të shikoj thellë tek sytë e tu…
 
Dhe hëna vetë do bëjë xhelozi,
Kur të më shohësh ti,
Do mbetesh tek mua…
Do më lakmojnë edhe rrezet e diellit,
Edhe piklat e shiut si vesë mëngjesi…
 
Do më marrësh duart e do vallëzojmë,
Ballon që s’është kërcyer asnjëherë…
Valsi i zemrës, me aritmi,
Nga ti tek unë,
Nga unë tek ti…
 
As në skenat e Vjenës, as në “La Skala”,
As në pallatin mbretëror të Versajës,
As në galaktikat qiellore…
Nuk ka e s’do të ketë kurrësesi…
Është valsi i zemrave tona,
Jemi unë dhe ti…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s