Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Dritare mbi qiell
 
Dritare mbi qiell
hapini më shumë kanatet këtë mbrëmje
për yjet e sapoçelur
për vezullimin e parë
dritë ëndrrash zbritur
ashtu heshtas
pa folë asnjë fjalë.
 
Dritare mbi qiell
mos harro shikimin tim të vetëm
përhumbur galaktikash
ngatërruar kaq larg,
aty ku shkrepin të bardhat shkëlqime
pasyrës së shpirtit
reflektuar mall!
 
 
 
Mes ngjyrash…
 
Unë jam luftëtare universi
përherë në kërkim
të bardhësisë jetë,
përballur mes demonësh që shpalosin flatra të zeza
natës më të frikshme,
pa yje.
 
Ndonjëherë dhe rrëzohem,
por ringrihem sërish
mes ngjyrash të zbehta
shikimesh të lodhura
botës që rrotullohet gërvishur
e me skeptër perëndish
për çdo ditë
hap një portë shprese
e çel një dritë!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s