Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

BILBILI

Të fortët e pyllit,më shkoqur,ca horra,
E morën bilbilin e çuan ndër sorra.

Edhe si e çuan, që u bëfshin bojë,
Top e mblodhën mendjen:tani s’do këndojë.

Shtruan dhe gosti që arriten ditën,
Për t’ia vrarë këngën,për t’ia nxirë dritën.

Dehur e gjakosur i gjeti mëngjesi.
Rrënjë kishin hedhur ai zu përdhesi?

Çartur e shushatur nëmnin nëpër dhëmbë,
Bilbili kish ngritur gjithë pyllin në këmbë.

 

MUAJ ANARKIST

I do manushqet?
Kërko të vijë mars.
I do sythet plot lëng e burbuqe?
Prapë kërko të vijë mars.
I do të mashtrohen pemët e të mbushen me lule?
Prapë kërko të vijë mars.
E do ditën te barazohet me natën?
Prapë kërko të vijë mars.
E do diellin, ngricën,shiun dhe vapën?
Prapë kërko të vijë mars.
I do erërat të luajnë tango me shtrëngatën?
Prapë kërko të vijë mars.
I do dallëndyshet të rikthehen në vatër?
Prapë kërko të vijë mars.
E do muajin më anarkist?
Mos kërko tjetër,veç mars.

 

ËNDËRR E PRERË

Të të lëshoja,poshtë ish humnerë
Dhe të të mbaja,s’të mbaja dot.
Zgjohem tronditur ëndrrës së prerë,
Jastëku pinte dehshëm ca lotë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s