Ikje… / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Ikje…

Ikën e vjen si stinë
përcjellur shijes që helmon ndjesitë
jetës së mohuar
pa shkëlqim agimi
e zgjuar netëve të menduara, pa ëndrra
peng i përjetshëm i pendimit.

Një jetë e tendosur pluhurit të bardhë
konfuzionit të kotë
përgjumur nëndijes më të thellë
pakuptimësisë botë
mes errësirash që mbyten në eter
boshllëkut ajër
zhytur humnerës vetëflijim
ngrehinave të shkretuara shpirtit.

Verbuar nga ai rrezatim çasti
ajo paqe, që zgjat fare pak
thjesht një fshehje pas shtjellash gri
e fanitje ylli gjer në marrëzi.

Ikën…, ikën
e s’ dihet në kthehesh më sërish
larguar pështjellimit tënd
në krahë të frikshëm që gllabërojnë
sofrës së bardhë mallkim
pluhurosur kundërmimit të vdekjes,
endur grimcash të errëta
në këtë rrotullim kometash.

@ julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s