Robert FROST
Kalendari poetik: Robert Frost (1874-1963)
U lind më 26 mars 1874 Robert Frost, poet amerikan me prejardhje skoceze, njëri nga më të pëlqyerit prej presidentit Xhon Kenedi. Në vitet 1912-15 jetoi në Angli, ku u njoh me poetët e kohës Edward Thomas, Rupert Brooke, Robert Graves dhe lidhi miqësi të ngushtë me të madhin Ezra Pound, i cili e ndihmoi të botonte veprat e veta. Pati dorë të mbarë Ezra Pound; nga ai çast, fama e R. Frost filloi të rritej pas çdo libri që botonte duke fituar madje katër herë çmimin Pulitzer në poezi. Ja përzgjedhja ime në ditën e lindjes së poetit:
NJË ZOG I VOCKËL
Mu pranë shtëpisë sime qe një zokth,
Cërr-cërr gjithë ditën, s’e përzija dot;
Dilja dhe fort përplasja duart zhurmshëm
Ta merrte vesh, qe bër’ i padurueshëm.
Mbase, faji qe imi ka të ngjarë.
Sa për zogun, këng’ e tij s’kish të sharë.
Vërtet, do ta kem patur unë gabim,
Lajthit, kush këngës do t’i verë ndalim.
© shqipëroi Maksim Rakipaj