Ana BLANDIANA
Kalendari poetik: Ana Blandiana 1942
Poetja rumune Ana Blandiana (emri i vërtetë i së cilës është Otilia Valeria Coman) u lind më 25 mars 1942 në Timishoara. Poeti i vërtetë nuk është daulle dhe b…lëpirës i regjimeve diktatoriale; edhe poetja rumune pati filluar me kohë nëpërmjet intervistave dhe deklaratave publike luftën kundër diktatorit Çaushesku dhe nuk priti ta pushkatonin Çaushin, pastaj ta sulmonte. Le ta urojmë poeten në 76 vjetorin e saj me këtë shqipërim:
RËNIE
Në shkretëtira profetët u shuan
dhe engjëjt flatralëshuar
nëpër kollona vihen
e nëpër sheshe mblidhen.
Së shpejti do t’i gjykojnë.
Do t’i hetojnë: Ç’faje keni bërë
që prej qiellit keni rënë?
Ç’fyerje? Ç’tradhëti? Ç’gabim?
Dhe ata, me atë pak dashuri që u ka mbetur,
si të trullosur prej gjumit do të na vështrojnë
dhe atë guxim djallëzor s’do ta gjejnë
të na rrëfejnë se engjëjt rrëzohen
jo për faj të vetin, as të tjetërkujt,
por vetëm nga lodhja.
©shqipëroi Maksim Rakipaj