Shtëpia Botuese ” MILOSAO” publikon librin me studime” IDENTITETI ISO-POLIFONIK” të autorit Timo Mërkuri

Shtëpia Botuese ” MILOSAO” publikon librin me studime” IDENTITETI ISO-POLIFONIK” të autorit Timo Mërkuri

Autori: TIMO MËRKURI
Titulli: IDENTITETI ISO-POLIFONIK
Redaktor: PAJTIM ÇAUSHI
Formulimi grafik: Studio Grafike Milosao
Copyright  Timo Mërkuri

ISBN 978-9928-225-43-6
SHTYPUR NË SHTYPSHKRONJËN “MILOSAO” 2018
Rruga “Skanderbeg” Tel&fax 0852 3697, mob.0692071360

Kur flasim për iso-polifoninë…

Mbi debatin e rindezur për iso – polifoninë

Ka ca kohë që në shtyp është rindezur debati “polifoni apo iso-polifoni”, origjina e saj nga vajtimi dhe roli i një akademiku në njohjen e kësaj kënge si kryevepër e njerëzimit dhe marrjen e saj në mbrojtje nga UNESCO.
Debati mori një shtrat më të gjërë nga botimi i librit “Tjetërsimi i po-lifonisë shqiptare” i studiuesit Fitim Çaushi, i cili në mënyrë kategorike kundërshton emërtimin isopolifoni, origjinën e këngës nga “gjëma”, “e qara me botë”, ndërsa pranon origji-nën e saj nga vajtimi dhe ritet mortore, si dhe anatemon në 140 faqet e librit akademikun prof. Vaso Tole si “ prurës i të keqes” në folkloristikën shqiptare. Duke qenë se mendimin e mësipërm për këngën tonë popullore e mbajnë edhe shumë persona të tjerë, emrat e të cilëve i përmend në faqet e librit të mësipërm edhe autori,
duke qenë se disa herë kam shfaqur mendimin tim në mbrojtje të emërtimit iso-polifoni të kësaj kënge, në lidhje me origjinën e saj nga vajtimi dhe ritet mortore, duke vlerësuar si faktor dytësor emrin dhe rolin e akademikut të nderuar prof. Vaso Tole në njohjen e këngës sonë si kryevepër e njerë- zimit dhe marrjen e saj në mbrojtje nga UNESCO, e quaj më se normale që në debatin e lindur të ndaj me debatuesit mendimin tim, duke i ftuar me mirësjellje në mirëkuptim. Kjo edhe për faktin se në anën e mbështetësve të tezave të pasqyruara në librin e z Fitim Çaushi bëjnë pjesë edhe personalitete të artit dhe kulturës sonë, të cilët gëzojnë respektin tim.

 

Autori: Timo Mërkuri

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s