KUJTESA, DËSHMI PËR RILINDJE / Fjala e redaktorit Rami Kamberi për romanin “Dhiareve të Shpatit”, të autorit Aqif Isaku.

Fjala e redaktorit Rami Kamberi për romanin “Dhiareve të Shpatit”, të autorit Aqif Isaku.

 

KUJTESA, DËSHMI PËR RILINDJE

Jo me kot është thënë se imagjinata e shkrimtarit tejkalon brigje, fusha, male, dete e oqeane, për të arritur tek qëllimi mu ashtu si shkrimtari Aqif Isaku, i cili me ima-gjinatën e tij eci pas filizave të jetës që gjelbëron edhe atje ku nuk e pret, si një edukator i cili me punën dhe mundin e vet rrezaton dije, kështu që shkrimtari në fjalë ecën më te,j duke rrezatua jo vetëm dije por edhe rilindje për vetëdije-sim për njeriun e gjakut të tij.
Do të thosha që përmes mesazheve në romanin “Dhiareve të Shpatit”, shkrimtari në fjalë përmes krye-personazhit Shpati, sikur do që të thotë, të gjithë ju që u çrrënjosët nga toka arbërore, që të parët e juaj nuk morën me vete asgjë përpos kujtesës, të cilën ua shtruan para syve jo për t`u rikthyer tek vendlindja e të parëve, por për t`u tregua edhe atyre që jetojnë me ju se jemi nga Gura, e cila i pagëzoi të parët tuaj shqip, për një arsye të vetme, për të mos iu nënshtruar thënies e cila jehon gjithandej mes jush, se një degë që pritet nga lisi ajo dhe thahet, ose, një dele që ndahet nga tufa e ha ujku.

Aqif Isaku

Kështu që, në romanin në fjalë, shkrimtari Aqif Isaku, me vegimin e tij jo vetëm që do të mbetet pararojë e gjakut, gjuhës dhe fisit, por do të mbetet edhe si një lapidar që ngjitet në majë të piramidës së jetës, për të thënë: Ja ku më keni, është fjala për vendlindjen e gjyshit dhe stër-gjyshit të Shpatit, Gurana, po ashtu është e mbarë toka e shqipeve që u çrrënjosën nga Arbëria dhe filluan të de-gëzohen gjithandej botës, që as e kishin parë e as e kishin dëgjuar.
Mbase romani “Dhiareve të Shpatit” lexohet në kuptimin e kujtesës, kuptohet, se brenda këtij romani ka edhe frus-trime që sipas rrëfimit të romanit edhe të tjerët në qytetin e Çikagos rriteshin dhe degëzoheshin me ngjyrat e gjuhëve, mu si Shpati që si kryepersonazh kërkon që t`i rikthehet gjenezës së tij, fisit të tij, duke u dashuruar në të thënat e gjyshes dhe të gjyshit, si dhe sipas miteve e legjendave që i lexonte mes librave, të cilat gjyshi ia kishte dërguar me një qëllim të vetëm: Gjaku nuk duhet të bëhet ujë!

 

Nga: Rami Kamberi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s