Poezi nga Mimoza Çobo

Poezi nga Mimoza Çobo

 

UNIVERSI VERBOHET, KUR TI S’KE SY…

I artë është froni, ku rri ti,o grua,
dhe pse përreth ferra kanë mbirë,
fisnikëria iliriane ,mbi ty rri urtuar,
zjarri yt,thikë e shtizë ka shkrirë.

E lehtë jeta mbi supe ,s’të ka rënë,
vellos së saj hienat ulërijnë,
skërrmitin nervat për të të ngrënë,
e shqyer me dhëmbë të zinj.

S’je kështjellë guri për tu pushtuar,
rrënjë të arta ,ke thellë në gjak,
shpirtit buron kroi, ku etjen shuan,
gjithë universi me gjallesat përqark….

E,në mendofshin se të kanë gjymtuar,
me re të zeza ,që veten nxijnë,
e në mendofshin se je dorëzuar,
shqiponjë luftëtare ti vetë rilind.

Se irisi i syve ,me ngjyrë të verdhë,
e mburoja e artë të bëjnë trime,
e gurë prej qielli, nëse mbi ty bien,
s’të prekin dot as,edhe një qime!

I artë është froni ,ku rri ti,o grua,
perëndimi rozë ,nuk vjen pa ty,
agimi nuk veson rrjedhës qetuar,
universi verbohet, kur ti s’ke sy…

 

MOS I LINI ËNDRRAT E GRAVE TË QAJNË!

Oh,ku ta gjej Kakudën!Si t’ia lëviz gurin e varrit?
Një kupë me helm,të më japë siç ia dha Sokratit,
e di,në vendin tim ka xhelatë, më të zotë se ai,
por unë, dua helmin që piu Sokrati,si për çudi.

Njësoj,si Sokrati,do derdh pak helm për perënditë,
si ai t’i lus,të më ndriçojnë udhën për tek yjësitë.
Askush mos të më qaj dhe të më mburr me bujë,
nëse në cep të buzës çelin vargje,ujitini me ujë.

E në mos paçi ujë se krojet i ka zënë kuçedra,
shtrydhmëni eliksirin jetësor që ka gjineshtra,
në mos gjetshi gjineshtra e rrëshirë çedri në pyje,
shtrydhni cungjet e tharë,shtrydhni çdo nyje.

E nëse nyjet e cungjeve nuk pikojnë më eliksir,
shtrydhjani gjirin bërthamës së dheut me ëmbëlsi,
nëse magma s’kullon palcë,do të më pushtoj zija,
mos thoni,palcën ia pinë bastardët nga babëzia!

Gusha e nëntokës ka gjerdanë me diamante dhe ar,
tretini në furrën e gjirit e lagmëni buzën e tharë,
e,nëse vargjet nuk ëmbëlsoni,me ekstrakte mjalti,
nuk e dua helmin,edhe pse jam dënuar,si Sokrati.

Se kam shpirt të pavdekshëm,femëror dhe poetik,
kam burimin erotik ku dehen shpirtrat romantik.
Ne djall kush vret ëndrrën që jeton tek çdo grua,
në djall kush e bënë këtë krijesë,pa shkak të vuaj.

 

SENSUAL DHE I BUTË

Sensual dhe i butë tregohu i dashur me mua,
dehmë me qelibarin kremoz të indeve të tua,
e unë avuj’’hipnotik’’,do nxjerr nga qumështi im,
të humbasësh në shtigjet e afshta të trupit tim.

Dhe gjarpëro nën lëkurë,i dehur me vetbesim,
luaj lojën e dashurisë me bozhurin intim,
petalet prekja lehtë ,me drithërima mishtore,
me prekjen e ëmbël,të ekstrateve qelizore.

Nëse kërkon të ndiesh forcën e erosit femëror,
thithëro majën e eksituar të biskut ëmbëlor,
fërkoja me nyje gushën,njësoj siç e fërkon era,
aromën provokative me përkëdhelje rrëmbeja.

Sensual dhe i butë tregohu i dashur me mua,
përfytyromë lule parajse,mbirë në buzët e tua,
që s’mund të gjelbëroj stinëve pa avuj ngrohtësie,
që vyshkem po s’hodha rrënjë në tënden korije.

Se në korijen e gjirit tënd, ndihem grua epike,
njësoj si Idunn,hyjnesha legjendare Nordike,
mollën jeshile-simbol të fatit të zotave kam unë,
fatin e njerëzimit në djepin e shpirtit përkund.

Kujdes i dashur,kujdes kur bën dashuri me mua,
kur pikoj pjalmin çudibërës për rrënjët e tua,
si hibiskusi i bardhë ke mbirë në eshtrën time,
kujdes i dashur,nuk e duron tërbimin palca ime!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s