Poezi nga Evisa Hadëri Mele

Poezi nga Evisa Hadëri Mele

 

Ide e dëshiruar

Të jem lindur nga përpjekja për një djalë?!
Doemos ,një pasardhës duhej,
meshkujt janë oxhaku i shtëpisë!

S’e di ç’ka lodruar,
në mendjen tuaj atë çast…..
Mbiemri ruhet kur vijnë pushkë në konak.
S’ kish parashikime të sigurta,
veç ndonjë filxhan kafeje i kthyer,
ose vija duarsh që zbërthehen rrenshëm.

Unë qava kur hapa sytë,
Ti qeshe me habinë time ,
plot fytyra të çuditshme përreth,
në punërutinën e tyre në planet.

Një fytyrë hyjnore më qetësoi,
Ishe Ti, e shtrenjta ime,
që lumturoheshe njësoj si herën e parë.

 

fjala …….Fjalës

Sundo ,o ngasje dërguar nga Kushdiku,
pushtim i projektuar pa ardhur në botë,
ethe e lakmuar me dëshirën më të çuditshme,
lëndim çudibërës!!!

Do ta çel një dritare në shtëpinë e reve,
të hysh si xixëllonjë ,
me bindjen që sfidon naivshëm errësirën,
ndriçoje grinë plot lagështirë.
Puthi një nga një pikat e shiut,
deri në magjepsje,
të mos vijnë në tokë si shtrëngatë,
po vesë prekjeëmbël me barin e sapolindur.
Fillojnë fërgëllohen qelizat me tingullin ,
fjalët ushqejnë ajrin me sqepin mëmësor.
……………………………………………

Ti më ngul sytë në shpirt ,
ndaj shpesh turpërohem nga pasqyra.

 

Një mal

Një mal,
s’e di a është gjësend,
Është fjalë ,
a psherëtimë e udhëtarëve që me zor ngjitin të përpjetat,
Është dritë që çan retë me rrufetë,
a verbim eklipsor i paparalajmëruar,,
Është ëndërr për ta prekur ,
a zgjim kur mëngjesi ul shpinën për të mbështetur kryet dielli,
Është shi a thatësi,
Akull a zjarrmi…
Padije absurde,
Nuk di çka është vetë,
Gjithsesi ,
mjafton që është mal.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s