Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

LUTJE SHPIRTI
(ose buka e përditshme)

Ti shfaqesh në fustanin tënd ngjyrash ndezur
e gëzim i pemës në kopsht i madh është, Evë, njësoj si dhembja.
Në shkëlqimin e syve tu sheh diellin qumështor,
hënën,
shiun,
erën,
detin,
shpërthimin e të gjitha shqetësimeve sheh,
Adami zemërthyer.
Me barrën gri në shpirt – heshtjen
ai lutet, e lutet, i gjunjëzuar lutet
të kthehesh në zemrën tënde…

Veç brinjë e Adamit të lindi n’ Eden, Evë!

 

BRETKU 
(ose hëna fyen)

Nuk kërkon të mbretërojë
as fron as kështjellë nuk do.
Me këmbë në baltë,
shikon hënën
i magjepsur nga shikim i saj
krejt i ndrojtur, kuak:
Je frymëzim dhe zjarr
Fjala je
Shenjtëria vetë.

Hëna e quajti kafshë!
***
Keni dëgjuar tek thonë se vetëm shpirtrat e dashuruar e dinë fluturimin.
-Është mister fluturash…

I pranishëm mes mjegullave
Këngën e këngëve
sa herë ka kënduar
me heshtjen prush.
***
Një lot, përtej kafshës,
bretkut ia verboi sytë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s