Poezi nga Lola Shehi

Poezi nga Lola Shehi

 

KUR PUTH POEZIA

Ç’ishte vallë, ajo ndjenjë, që më riktheu,
Të derdhem vrullshëm drejt vargjeve të mia, 
Me ç’përralla të ëmbla shpirtin mà gënjeu,
Të gjej prehjen magjike, aty, ku çel poezia?…

Vallë qe dhimbja që shpirtin kishte mbushur,
E ndoshta prej kohësh, po kërkonte shërim?
Nga frika e humbjes, po më rëndonte çatia
Binarët kërcisnin, si kukuvajkat në vajtim…

Se shpeshherë padashur ne jemi mëkatarë,
Kujtohemi për jetën kur ajo po na rrëshqet,
Kur metastazat e helmit kthetrat kanë ngulur
Kur vdekja fantazmë, me oshtimë na troket…

Pastaj të dëshpëruar sytë i kthejmë nga zoti
Rrotullohet jeta si i prishuri mulli me erë,
Kemi blerë e shitur, shkoqitur hesape koti
Por ja që vetëm jetën, dot s’paskemi blerë.

Ato që nuk i fola kurrë me jetën time
I derdha me gjëmim në netët e mia
Herë, ndjeva frikë, herë u ndjeva trime,
Si ylberi pas furtunës, puth qiellin tim, poezia!

Ç’ishte vallë, ajo ndjenjë?…..

 

BEKUAR QOFSHI

Bekuar qofshi o çaste të mbrapshta
Që më vratë e ju vrava pa mëshirë
Dhe pse m`i shuat ca rreze të zjarrta
E ca re të bardha m`i keni nxirë

Bekuar qofshi o çaste të mbrapshta
Dhe pse në mesnatë ma vratë dashurinë
Bekimin ju jap, se prapë u kursyet
Të paktën, nuk vratë brenda meje Njerinë

Bekimin ju kam dhënë, o çaste të mbrapshta
Që as m`a mbajtët, e as nuk ua mbajta zinë
As shpagim s` kërkoj për ç`ka më vratë
Ju lutem, edhe një vrasje! Vritmani vetminë!

Bekuar qofshi o çaste e orë të mbrapshta
E kuptuat besoj,pse po ju marrë me të mirë
Nëse s`keni dëshirë të puthni, Mos kafshoni!
E shpirtin mos ma prangosni me zinxhirë

Bekuar pra qofshi o çaste e orë të mbrapshta
Në fakt, të gjithave do doja t`ju shihja në litar
Që t`i shmangem mallkimit, më duhet t`ju uroj
Ashtu si hajdutit, – Paçi orën e dorën e mbarë

 

DËSHIRË E ÇMENDUR

Kur mëngjeseve jam në shtëpi
Ushqimi i shpirtit tim, është zgjimi yt
Të përkëdhel në shtrat çdo milimetër të trupit tënd
Të dehem me aromën e flokëve, e të puth sytë

Pastaj, të vrapoj në guzhinë me një ninullë në buzë
Duke kënduar, të trazoj në filxhanin tënd neskafenë
Të të shijojë nazet, kur buzëvarur më thua
Po ç`ke që më ngjitesh kështu! Më lër se s`ta kam ngenë!

E unë që vazhdoj të ngacmoj e të bëhem rrodhe
Të bezdis me pyetje pafund, e bëhem tamam si e marrë
Të lexoj se ç`thua, kur shikimin drejton nga makina
Aman si bën dhe ti, sikur jam në klasë të parë

E di, u rrite! Nuk e ndaloj dot kohën
Më shpon me ata sy të mëdhenj e vetullat e zeza hark
Në çast, ndjej një dëshirë paksa të çmendur në dukje
Të bëheshe sërish e vogël, e sërish të të fusja në bark.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s