Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

KU ËSHTË PARAJSA

Mërzitur nga jeta tokësore,
Ku thyhen si qelqe zemrat.
Fluturova në hapsirat qiellore
Të shihja ku bridhnin ëndrrat.

Dhe mbërrita në qiellin-parajsë
Të shihja si kishin zenë vend,
Të urtët, të varfërit, atje lartë,
Por mbeta shastisur, pa mend!

Në ëndrrën e virgjër të njerëzve,
Pashë kuçedra me shtatë kokë!
Atje bëhej “Panairi i Vjedhjeve”,
Atje,… atje shitej edhe drogë!

Ika tmerruar dhe drejt e në Ferr,
Një çast thashë: Kam gabuar udhë!
Atje pashë të ndershmit e mjerë,
Atje faleshin në gjunjë dhe murgjë.

Parajsa, klitha! Parajsa, ku është vallë?!
Përgjigjen e doja nga Dante Aligheri.
Përse na gënjejnë sa jemi gjallë?…
Eh, dhe vetë Dantja dergjej tek Ferri!

( Nga vëllimi i parë “Ku është Parajsa”)

 

PRITJA E GJATË

Nuk u thinjem nga pritja,
kur ikim larg,
ikjet kanë edhe një kthim,
sepse ti më vjen
si gjysmëhënë çdo natë,
mbytur në shkëlqim.

Në ato çaste e mbuloj
syrin e verbër të plagës,
rrënjëzuar në shpirt si shpellë,
por si do e ndal
psherëtimën e hidhur,
sa herë do shoh trishtimin
e gjysmëhënës së verdhë?

Nuk do përgjumen
në shtratin e lëndimit,
as do të mbytem nëpër natë,
por,
do e ndjej thellë këtë dimër,
dimrin e pritjes së gjatë.

 

NËSE NJË DITË

Nëse një ditë të lag shiu i trishtimit,
Nën ombrellën time ka vend përherë.
Aty do i gjesh albumet e kujtimit,
Shpirtin tim muzeum me pranverë!

Nëse një ditë do të duhet një urë,
Të kalosh pa frikë “detin e Dilemës”,
Mos u mundo, varkë bëhem unë
Gjoksi i ndezur shkrinë ajzbergët.

Nëse një ditë do të humbas kënga
Trokit tek muza ime e vjetër
Veç, të lutem, mos m’i zgjuaj ëndrrat,
E vetmja pasuri që më ka mbetur!

Nëse një ditë do të duhet një qiell,
I pastër si loti yt kristal,
Eja, pëshpëritmë lehtë mbi mermer,
Për ty do e le jetim atë varr!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s