Poezi nga Gentjan Hasanas

 

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

Unë e dua Lejlën

Unë -kryefjalë e shprehur me peremër vetor.
e -trajtë e shkurtër
dua-kallëzues
Lejlën-kundrinor i drejtë.

…më ngatërron kjo gjuhësia.

Unë -i sëmurë psikik
e -afat i shkurtër
dua -marrëzi
Lejla, -e martuar, ka një vajzë.
Ishte e lumtur, pak ditë para se të më njihte mua.

 

***

Ti më shkund
si kalliri i grurit
e më le pa mend.

Krenohem me kokën bosh.
Me deshirë ia fal drapërit
kashtën e trupit,

veç shpirtin,..
atë ruama në hambaret e shpirtit tënd.
Mbillmë dhe korrmë
derisa të jemi gjallë!

 

***

Te kjo udhë,
mbi këtë dhé të kuq, të shkrifët,
dje, do ketë kaluar era e veshur si nuse.
Bajamet në vend të orizit
petale i hodhën mbi krye.

Anemofilia bëri dashuri me bajamet
te Kodra e Mullirit

Shikoji pemët sot,
si rrinë të turpshme,
e humbën virgjërinë
dhe fustanin e bardhë brenda pak ditëve

Ndër nyje degësh
lidhën të voglat fryte
si thithkat e gjinjëve.

 

***

Që mbrëmë…
s’ka pushuar të bjerë heshtje.
Pothuajse, rrugët janë mbuluar
me një shtresë të trashë..!

Dua të dal jashtë
të mbledh qetësinë me duart e ngrira
dhe të bëj një ”grua prej heshtjeje”
që i ngjan aq shumë asaj…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s