Poezi nga Ilir Manxura

Poezi nga Ilir Manxura
 
 
STOLITË E NJË ENGJËLLI
 
… Ajo përgjumet,
me ngjyrat në mendime .
Mes ndjenjash të ëmbla,
në mijëra ëndrra qëndisur.
Jehon në shpirtin e saj,
një koncert zogjsh,
përkëdhelur cicërimash,
e dëshirash stolisur…
 
 
VËSHTRIMI YT
 
… Magjia e tendit veshtrim,
mjegullnajën fshin nga sytë e mi.
Afshin më ngrin në meditim ,
ku nën vello rozë jemi unë e ti …
… Kush është ai që ka menduar,
se dashurinë ka njohur pa dyshim ,
me sytë e tu kurrë nuk është kryqëzuar.
Se të tundon!
Të burgos i yti veshtrim .
 
 
 
UNË DHE TI
 
.. Unë jam zjarri ,
ti uji je.
Zëri jam unë
e ti je fjala.
.. e nëse,
një nga ne mungon,
nuk ka më jetë,
.. ç’do gjë mbaron!
 
 
BURGOSJE
 
Ta mora aromën,
Aq shumë që e ndjeva
Ta preka lëkurën,
epshin ta shpërtheva .
Ti mora te gjitha,
mi dhe e ti rrëmbeva .
Të gjitha, të gjitha…
I kam unë tani .
Vetem se…eh !
… tek puthjet e tua,
burgosa timen dashuri.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s