Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Do të shkruaj me ujë

Do të shkruaj me ujë.
Mos thuaj
se e shuan etjen fjala
para kohe!
Me pikla shiu
do të ngrej një mur,
pastaj do ta vesh
me frulliza bore.
Do ta lag fjalën
që të ngjitet mbi letër,
ta flijoj
në themele kështjellash
të qelqta.
Do të ngrej kështjella
në rërë,
prej akujsh e lulebore,
që mbahen fort te njëra-tjetra.
Edhe po s’arrita
t’i ngjyros fjalët,
do të mësoj t’i gjej
fjalët prej ujë,
që të ndihem mirë
po ia dola,
të lexoj në vetëtima
çfarë është shkruar.

 

Një ëndërr e vdekur

M’u shua
padashur në dorë,
ditët e ruajtura 
m’u tretën.
Mbeti
një pikë vesë
në sytë e mi.
Një pikë vesë e ylbertë
në shtatë ngjyra,
në shtatë shkallë,
në shtatë diej.
Në shtatë humnera
të rrathëve të ferrit,
rrëzohen ëngjëjt
dhe yjet pikojnë.
Ngurtësohet shikimi
si breshër,
prej qiellit tim
tejpërtej…
Në shtatë ferre
e në shtatë qiej,
përnjëherësh.

 

Problemi me kohën

E lamë të takoheshim në një vend,
ku ora kurdiset me dorë,
edhe pse koha ec,
deri në mbrëmje atje s’duket vonë,
e ashtu pa kujdes,
shumë lehtë mund t’i marrësh pasditet si mëngjes.

Takimin tjetër e lamë në tjetër vend,
ku ora punon me vetkurdisje,
të fton të vraposh nëse ke nevojë,
po s’deshe të bën të zvarrisesh,
dhe çdo sekondë të fton,
të vraposh mëngjeseve,
e të mos pushosh pasditeve.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s