Poezi nga Ilir Magjistari

Poezi nga Ilir Magjistari
 
 
NJË JETË MË PARË
 
Si sot një jetë më parë
Kam puthur.
Atëherë
Kur dashoroja si i marrë
Një lule,
Një flutur.
 
Një jetë më parë!…
 
Dhe sot ndihem njësoj,
Në altar të ndjenjës
Duke u lutur.
 
Mos ma zbehe atë kujtim,
Atë çast
Dhe më le pa puthur?…
 
 
 
KUR VJEN NGA LARG
 
Ti tani je bërë zog,
Je nisur në fluturim.
Unë me këngë të ndjell në tokë,
Ta lësh për më vonë këtë shtegtim.
 
Ti tani je bërë zog,
Po, po tani që erdhi vjeshta.
Me dallëndyshet pres në mars të të shoh,
Si notë pentagrami në tela…
 
 
 
AEROPORTET
 
Fole të mëdha
Ku ulen e ngrihen zogj të çeliktë.
Pritje, përcjellje pa mbarim
Atje ku përplasen dashuritë.
Për ndarjet dhimbje,
Për mbërritjet gëzim.
 
Zhurmojnë njerëz
Mbrëmjeve,
Mëngjeseve…
 
Rekord me kurorë;
Në rruzull,
Vendi
Me puthjet më të shumta
Për metër katror…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s