Na ishte seç, na ishte… / Përrallë nga Alma Sinani

Na ishte seç, na ishte…

 

Përrallë nga Alma Sinani

Na ishte seç na ishte, na ishte njëherë, kohë e mote të hershme, në një krahine të largët na jetonin dy motra. Historia e tyre ishte si një nga historitë, që askush s`do të donte ta përjetonte. Të dy motrat ndryshonin nga njëra – tjetra, kaq shumë. Dhe ishin gati moshatare, vërsnike me njëra- tjetrën… Motra e madhe gjithë ditën vishej e pispillosej, dhe rrinte nën hije të mënit e pemës, e bisedonte e llafosej me të jëmën, që ishte njerka e vajzës së vogël, që kishte ngelur jetime që fëmijë, – dhe punët e shtëpisë, ja linin të gjitha çupës së vogël. E vogla gojë flori…- nuk ankohej kurr. Ngrihej që menatë sa çelte rrezja e parë e Diellit, e nxitonte, gjithmonë nxitonte. Dhe ato që i bërtisnin të dyja në një zë. -Hajt shpejt. – Ndizte zjarrin në vatër. Mbushe kotruven në krua. Dhe ajo. Mbushte ujë në burim dhe fshinte oborrin përditë. Çdo ditë e njëjta histori, që përsëritej, e përsëritej. -Akoma nuk ke mbushur ujë? – I bërtiti e madhja dhe ajo vrapoi për te burimi me një frymë. Ecte? A thua ecte ajo vajzë?… – Jo. Ajo dinte veç të fluturonte. Sa e sa herë i ishte dukur se endej në Saharanë jetë, duke udhëtuar e bashkëbiseduar me veten, me zogjtë, me natyrën jetë. E ja tek ndodhej duke mbushur shtambën plot me ujë. Gjethet fëshfërinin aty pranë. Një shqiponjë gjigante çau tejpërtej qiellin, duke mbajtur nën kthetra një gjarpër që ishte zvarritur tek pema pranë burimit. Nga pemët e shoqëronin cicërimat e gardalinave dhe kanarinave. E më tej bilbilat ja kishin marr shtruar këngës. -Ah moj bijëzë, – ju drejtua një plakë, që ishte afruar te burimi. E vajza që e vështron me atë shkëlqim të smeraldë plot dritë, ndër syt e saj. Plaka e lodhur nga rrugë e gjatë, me buzët tharr nga etja, për pikën e ujit i drejtohet sërisht me zë të ngadaltë. -Kam etje moj bijë. Kam shumë etje. Më jep pak ujë me bucelën tënde, o vashë e mbarë. Duket se dhe era ndali fëshfërimën, të mbante vesh e të dëgjonte. -Posi jo moj nënë. – I tha vajza e dlirë dhe i afroi bucelën, mbushur plotë e përplotë me ujë të ftohtë burimi. Dhe gruaja plakë aty te burimi e përkëdheli me vështrimin e saj të ngrohtë, duke i thënë. -Ti moj bijë që je kaq e dashur dhe kaq e mirë, flori nxjersh nga goja sa herë të flasësh. Vajza u largua nga burimi duke e falenderuar me buzagazin e përhershëm ndër sy. Kur shkon në shtëpi, me kotruven mbushur plot me ujë, e motra filloj ti bërtiste. -Po pse u vonove moj? Kaq ngordhalqe paske qenë? E vogla, ashtu me një frymë, filloj tu tregonte për takimin me plakën te burimi. Po çudia po ndodhte. Nga goja e vajzës dilnin ar dhe flori, margaritar, e diamande e rubin…smeralde ngjyra- ngjyra. -Uau, – u çuditën ato të dyja njëkohësisht…- njerka dhe çupa e saj e përkëdhelur. Dhe shtëpia u mbush plotë e përplotë me arin që zverdhonte, si kallzat e grurit në arë, e ajo skuqur nga nxitimi si lulkuqja e kuqe flakë. Njerka s`po u besonte syve. -Si u bë kështu kjo punë? Një cop re sipër saj. -Po shkoj unë të mbush ujë nesër në krua, – tha vajza e madhe. Gjithë natën e natës ngeli e pa gjumë duke ëndërruar arin e të gjithë botës grumbulluar përreth saj. Mezi priti lindjen e agimit dhe porsa feksi rrezja e parë e mëngjesit, u çua, u vesh e u pispllos si e kishte zakon, dhe u drejtua për te burimi. Gjethet fëshfërinin prapa saj, si të donin ti uronin mirseardhjen ditës së re të porsa nisur nën vesën e mëngjesit. Kur…ja. Përpara saj, na u shfaq një plakë e lodhur me një trastë mbi shpinë. E buzët të etur për pikën e ujit. -Mirmëngjes moj bijë. – I tha plaka duke e vështruar në ninëz të syrit. Ajo kishte kthyer kokën e bezdisur. S`po besonte se çfarë mund të donte ajo plakë prej saj. -Po kjo plakë çfarë do që në pikën e mëngjesit? – zuri të kuvendonte me veten, Dhe plaka aty përballë po i thoshte ngadalë. – Më jep pak ujë me dorën tënde, o vashë e mirë, se rruga më ka lodhur e rraskapitur e nuk po mundem të ec më gjatë. -Çfarë?- I bërtiti në çast vajza e njerkës,- dhe i hodhi vështrimin gjithë përbuzje e neveri, duke i thënë… – Si të shkon ndër mend të pish ujë me bucelën time, ti plak mjerane… U duk se retë e qiellit u ngrysën pa dalë mirë Dielli i atij mëngjesi. -Hajt ik zhduku.- I tha vajza sërisht plakës që takoi te burimi atë mëngjes dhe bëri më tutje. -Ah moj bijë. – I tha plaka me trastën mbi sup…- Ti që s`di se çfarë është respekti dhe njerëzia, që s`di të admirosh bukuritë e natyrës përeth, e gëzimet jetë, – gjarpërinj e zhapikë nxjersh nga goja përherë saherë të flasësh. Tani qielli ishte bërë i gjithë gri. Dhe plaka iku, çalë- çalë, kërrusur në bastunin e saj. E vajza u largua nga burimi, me bucelën mbushur plotë e përplotë me ujë. Në ajër lëkundeshin pend zogjsh dhe gjethe që binin e binin pa pushuar nga pemët. Kur vajti në shtëpi vajza, sa hyri e pyeti e jëma. -Hë pse u vonove? Na thuaj tani ç`farë të mira na prure? Dhe vajza e njerkës zuri të fliste, e të fliste e u duk se një lumë i turbullt dilte nga buzët e saj. E ishte e vërtetë se nga goja po i dilnin gjarpërinj dhe bretkosa. E jëma e llahtarisur, e kuptoi se vajza e saj si gjithmonë ishte sjell harbute me njerëzinë. Dhe e urdhëroi të bijën e saj, të largohej nga shtëpia. Ishte bërë natë. Terri kishte mbuluar gjithësinë. Ajo larguar…s`pa më shtëpinë.

* * *

Advertisements

One thought on “Na ishte seç, na ishte… / Përrallë nga Alma Sinani

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s