Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti
 
 
Su ngjamë dot hyjnive
 
Herë-herë
edhe pse u munduam
su ngjamë dot hyjnive.
Si njerëz që ishim se shenjtëruam dot dashurinë.
Vramë e hodhëm sa mundëm
gurë me dorë.
Sa su mbajtëm dot më këmbë.
Bëmë ç’mundëm…
Në fund
filluam t’i hiqnim me dhëmbë.
 
 
 
Drita
 
Cipa e dritës
ra në shtrat.
U bë çarcaf i bardhë.
Kryqëzuam sytë.
Krahët
Këmbët
Buzë hëne shtrënguam.
Rënkoi nata
Në të gdhirë.
Mbi ballë ndrinin
Bulëza vese
margaritar.
 
 
 
***
 
Unë jam dita..
mbaj në duar mëngjesin.
Njëqind pasqyrat janë thyer.
Ti
më shquaj me sytë mbyllur.
Më përqafo me duart e shpirtit.
Nuk kam për të vdekur!
Lindur në duart e ditës
do rrjedh burim në krahët e tua.
Me zë peme kam për të kënduar.
Këmishë e bardhe
kam për të pushtuar natyrën .
Symbyllur..tek ti
Për dore
do të më sjell
Poezia.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s