Poezi nga Leonora Lokaj
Pa titull
Fragmentet e jetës
sonte mblodha,
qiellit ëndërrgrisur,
fshehën mëkatet e natës…
Thinjëdalë velat e kohës ngritën
drunjtë e jetës dënesin malit të lashtë,
ecin etjes së lumit
tek reciton vargjet e viteve…
Sonte,
patkonj malli rrahin shpirtin…
Ehhh!Sa fateëndrrash mbetkan
në mëshirë të erës!?
***
Në sytë e tu shoh
si lindi vegimi i një perandorie,
melodia e tëndes buzëqeshje
simfonia më e mirë e secilës stine!
…metafora me e bukur e shpirtit
e fismja ime..!
***
…me pelerinë ngjyrë gri
sytë e qiellit mbuluar janë
me nuk di si frymon ky vend
si Euridika kur humbë nga sytë e Orfeut
humbi ideali i fjalës
epitaf ëndrrash në harrim mbet..