Kalendari poetik: Federico García Lorca (1898-1936) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Federico García Lorca (1898-1936)

U lind 120 vite më parë, si sot, më 5 qershor 1898 Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca, poet, dramaturg dhe regjisor teatri spanjoll, i njohur në të gjithë botën botën si poeti Lorka. Kurreshtarët le të gërmojnë wikipedian për jetën e Lorkës, unë sjell për ju këtë shqipërim prej poetit të madh spanjoll:

NATË DASHURIE E PAGJUMË

Hënëplotë nata mbi ne arrin,
me lot qeshje ti, unë i vrerosur.
Zot qe gazi yt, vreri im ankim,
çaste dhe pëllumba të burgosur.

Rëndon nata mbi ne. Rëndon mbi ty,
lotë kristali të rrjedhin nga ata sy,
gjithë brenga ime vjen dëshpërimisht,
mbi zemrën tënde, si rëra e brishtë.

Vjen agimi dhe mbi shtrat na gjen
dhe buzët mbi gjakun e ftohtë ve
mbi gjakun që rrjedh e rrjedh papushim.

Vjen dielli, nga ballkon i mbyllur hyn
dhe koral’ i jetës degët shtrin
mbi zemrën time, mbytur me trishtim.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s