Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi 

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi 

 

MES DRITËS

Dritares prisja!…
Kudo
E prisja, diellin?…
Më falte
Me trupin e ndritshëm!…
Si qendër
graviteti më përthithte dhe!…
Harrohesha.
Harrohesha, dritës?…
Drita!…
Më falte mëngjeset e saj
rrezatuese!…
Ndjejash dhe shpirti?…
Ky shkak
më stimulon stemin ndijor
përplasja
me vështrimet diellore
m’i kryqëzonte
dhe kryqëzoja abirinthet!…
E errëta
objekteve i shtrija
me rrugët!…
Edhe ato i udhëtoja
dritës
shtirur dhe të përplasur
hipokrizive?…
Udhëtohet!… Momenteve
nuk udhëtoj,
o e shenjta ndjesi!…
O përceptim
i dritës!.. Më dritën të fal
buzëqeshjet
e venitura?!…Nuk t’i dhuroj
as të qendroj
veçse Ti!… Dritë?…
Me dritën
agimeve të prisja!…
Mes dijesh
fytyrën ëngjellore!…
Ta ndriçoj. 

 

REFLEKSIONE

Mërzitjet zbërtheja
Mbi format
Dhe mënyrat gdhëndjeve?…
Mundime.
Arritjet!… Përsosmëri
Në fytyrën e saj
Rrotulloja, si një piktor
Portreti
Mbi telajon e tendosur
Derdhur
Ngjyrat?… Ylberiane
mbi thyerrjet
e dritës më afronin dhe
Përshkruanin
Ikonën e saj?…Refleksioneve
Në shkujdesje
Fantazie më zbuste
Ngjyrat?…
Provokonin. Provokonin!…
Mua dhe
Imazhin e saj Ylberian
E zgjeroja
Me hapësirat, mes perspektivës
E gjeja
Njerëzoren?… Më përcaktonte
Me idet!…
Thellësive tejkalonin
Hapësirat!…
Hapësirat më zbulonin
Mendimin
Zbehur dhe provokuar
Pa limite
Më linin!…. Gdhëndur më linin
Miteve
IlMes ikonës së saj
Zbërthyer
I dua!… Dobësitë?…
Si lodhje fizike
I përqafoja me shkëlqimet
Mbulonte dhe
Zbulonte!… Noancat
Ylberiane aty
Ku derdhej dritës!…
Përcjellur
Më zbërthente, imazhet
E errëta
Mes qiellores i linte
Ngjyrat
Mes ggjithësisë përshtatur
Të përveçmen
Mbaja!… Si zbulim. 

 

KRENARI E THYER

Mall derdha gurëve kalldrëmik
Për të dhënë mëngjezeve
Brengat, gëzimet dhe mërzit e mia!

Shikoja gurët dhe trëmbesha!
Ato, më shqetësojnë si nata
Kur bluan mendimet e mia
Jo fisnike dhe kapërcimit të profecive
Bukuri, pushtetin absolut, lidhjet…
Mbi tërësinë e shqetësimit tim.

Buza!… Si shpirti i gurtë, zvogëluar
Ruan veprimin dhe vështrimin shtrirjes
Qytetit që sundon. Krenari e ashpër
Mbërthen ne dhe mjedisin e hirtë
Dhe pse kacaviresha murreve të tij
Për të arritur,… lartësitë e mendimeve
Të tua që nuk reflektonin… gur, i çmuar
Shkëlqimit adhurues! Krenaria e thyer
Do të qendrojë përjetësisë, pa rrëfim!

Krimbi!… Bluan thëllësitë e kështjellës së rrënuar
Dhe mbytet,… ëmbëlsisë së jetës derdhur mund
Mjeshtëris, kështjell, që ngrë shtat në ndërtim.
Shkëlqimi i trupit tëndë!… Le të ndrijë dhe xhvesh
Parajsën, tërbon, krenarisë që patrullon dhe abuzon!

Varfëri e tejskajëshme mjerimi
Shpirtëror. Ai, si i burgosur hije
Trishtueshëm arenave që çan koha
Me drithërimat e dekompozimit birucian.
Burimet i kërkoj kohës. Dhimbja!…
Ndez etjen kujtimeve të kënaqësive…
Qe s’më shuajnë!

Kështjella dhe ti, mbartni mistere të blinduara
Ceremoni… të fuqishme dhe të trishtueshme
Mes madhështisë dhe humbjes si një puthje
E ndezur konkurencës kohë, por jo fshehtësisë.

Brënda saj mbetem i pa asimiluar dhe frikësohem!
Më frikëson largësia, etja dhe shpirti i lyer misterit
Të aromës tënde që mbulon e zvarit bukurinë.
Bukuri që përkrah hapësirës sundon dhe triumfon
Rrënojave kështjellore duke i mbledhur, si thermij.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s