POEZIA E IRINA HYSI MA ( Pasthënie e vëllimit poetik ” Malreali”) / Nga: Dr. Mimoza Ahmeti

POEZIA E IRINA HYSI MA

Është një përforcim i kërkimit artistik të thellë brenda subjektit, brenda lëkurës, siç edhe thotë në vargje autorja. Përparësia e këtij kërkimi qëndron në zbulimin e formave dhe dimensioneve brendësore të lëvizjes, peshimin e së mundshmes dhe të pamundshmes, përkufizimin poetik të limiteve të sotme të marrëdhënieve njerëzore në spektrin intim e social. Përmbyllja e së dukshmes nëpërmjet lëvizjes normative të koncepteve që shoqërojnë sjelljen, veçse e nxit kërkimin drejt së padukshmes, së përtejshmes, duke analizuar poetikisht stimujt dhe qëllimet që e mbajnë të mbyllur atë.

Malreali

Kjo botë e mbyllur shëtitet dhe zbulohet lehtë prej saj, duke na ndriçuar dimensione të tjetërsimit e humbjes tonë, të hi ëzimit tonë njerëzor, thënë kjo me dashuri e prekje në metaforën e vargjeve të saj. Pavarësisht dramës dashurore, e cila rrjedh aq modestisht në frymën e poetes, të bën përshtypje vitaliteti pothuajse karakterial për të kërkuar veten dhe tjetrin për veten, për jetën si vazhdim i një veteje që bën dallimin e kështu dallohet.  Irina Hysi Tiparet e kësaj veçorie shfaqen në formulimin gjuhësor, thellësisht analitik për nga koncepti dhe tepër sintetik për nga forma, me paskajore të shumta që e çojnë diskursin shpesh në cak të irracionales. Është ky paradoks linguistik që i jep origjinalitet kësaj poezie në kërkim të humbjeve të subjektit kundër subjektit të humbur.
Duke e falënderuar për aftësinë e saj kumuluese e përftuese të kësaj lloj poezie, i uroj autores punë të mbarë në udhën e vetëhapur të frymëzimeve të saj poetike, mishëruar në vargje!!!

 

Dr. Mimoza Ahmeti

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s