Poezia e Sabahudin Hadžialić, në Shqip / Përgatit materialin Peter Tase

Poezia e Sabahudin Hadžialić, në Shqip

Sabahudin Hadžialić u lind më 23 shtator, 1960 në Mostar, Bosnie Hercegovinë. Sot ai është anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Bosnie Hercegovinës si dhe anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Sërbisë dhe shoqatës së shkrimtarëve të Malit të Zi. Është një nga eksponentët kryesor të shoqatës së gazetarëve të Bosnie Hercegovinës, gjithashtu ambassador i organizatës Poetas del Mundo në Bosnie Hercegovinë.

Është redaktor dhe botues i revistës “Diogen” pro culture, dhe redaktor i revistës MaxMinus në Sarajevë.

Shkruan prozë dhe poesi për disa dekada, madje ka shkruaj edhe shumë artikuj në fushën e analizës dhe kritikës letrare. Aktualisht punon si professor në fakultetin e mas medias komunikimit dhe medias, Universitetin Ndërkombetar të Travnik-ut në Bosnie Hercegovinë.

Ka botuar disa vëllime me poezi, artikuj, esse, drama dhe tregime të shkurtëra në thuajse të gjitha gazetat dhe revistat e Bosnie Hercegovinës, Sërbi, Kroaci, Slloveni, Maqedoni. Poezitë e Sabahudinit janë botuar në revista të ndryshme në Irlandë, Britania e Madhe, në Spanjë, Zvicër, SHBA, Kosovë dhe Itali. Poezitë e Sabahudinit janë përkthyer në Anglisht, Frengjisht, Spanjë, Turqisht, Italian, Arabisht, Polonisht, Estonisht, Shqip dhe Rumanisht.

Është botues i katërmbëdhjet librave me poezi dhe prozë.

 

DHJET VJET MË VONË

Cmira dhe sëmundja
ushqehen
gabimet e mia.
Mundohem të kuptoj
ç’farë janë ato
pa dhimbje janë duke parë
bashkësinë
e qenësisë time
Nuk e kuptoj
se pa dhimbje
nuk ka jetë
pa dyshim….

 

Regjistrimi i Realitetit

Imazh i zymtë
nga gjurmët e mia në kohë
ajo është e vërtetë
Brënda vizionit që – nuk është,

Është krejtësisht në kërkim
të saj!

Mbretëresha Elisabet,
Katerina, Nikolajevna,
Princesha Dajana,
Fatima
Zhduken përpara syve
të egërsirave.

Unë mbetem vetëm
dridhem nga pasiguria
mundohem të kuptoj
Ç’farë duan të gjithë ata

Realiteti virtual i filmave irreal në botë
nuk janë më shumë se
një përshtypje e pabesë e botës reale
që më gënjen
një shërbyes servil!

..

Ajo ka ikur!
A do të kthehet ajo sërisht?
pyetja u aratis nga era

Do të pres për furtunën të qetësohet
dhe do të mundohem të marrë erën e brishtë për të gjetur dashuri,
dhe kërkoj për vendin ku u takove me të.
zbathur dhe lakuriq.
në ditët e hershme.
në skenë!

Ëndër e çuditshme
Duar të zhytura në rërë
Thellë


Gjaku njollos duart

Të dyja.

Mundohem të arrij fundin e gropës prej rëre
duke gërmuar thellë,
ndjej dhimbjen.

Dy sy bojëqjelli
zhytem thellë
kundrejt teje.

Gjaku godet sytë.
Të dy

I marrë në valën e lotëve të trishtuar
mundohem të hedh vështrimin te ty,
sidoqoftë
Humbe mbrapa horizontit

Do Zoti
Erdhe më afër, rufeshëm
dhe përqafove
Botën!

 

Peter Tase
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s