Kalendari poetik: Ingeborg Bachmann (1926-1973) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Ingeborg BACHMANN

 

Kalendari poetik: Ingeborg Bachmann (1926-1973)

Ingeborg Bachmann, e njohur edhe si Ruth Keller, data e lindjes 25 qershor 1926, poete, shkrimtare dhe gazetare austriake. Pas Luftès II Botërore ndoqi universitetitn në Insbruck, Grac e Vienë. Ishte 27 vjeç kur mori çmimin e parë letrar për një përmbledhje poezish. Pas Vienës, qyteti i saj më i dashur qe Roma, ku edhe vdiq për një shkak krejt banal (e përgjumur, i mori flakë robdëshambri prej nejloni nga cigarja, më 17 tetor 1973), mjaft e re, kur kishte ende shumë për të dhënë. Për nder të saj, në qytetin ku lindi, në Klagenfurt, jepet çdo vit një çmim letrar me emrin e saj. Ja një shqipërim imi i para nja katër viteve prej saj:

GJITHË DITËT

Lufta nuk shpallet më,
fillon e vazhdon. E padëgjuara
bëhet e zakonshme. Heroi
larg luftimeve qëndron. I dobti
dërgohet në ballë të frontit.
Uniforma e sotme durimi është,
medalje – ylli i mjerë
i shpresës, që mbërthehet në zemër.

Dhe jepet
kur nuk ndodh asgjë,
kur zjarri kërcëllitës shuhet,
kur armiku i padukshëm bëhet
dhe hija e armatimit të përjetshëm
qiejt përfshin.

Dhe jepet
për dezertim nga flamurët,
për trimëri përballë mikut,
për tradhëtim të fshehtash të turpshme
dhe mosbindje
ndaj të gjithë urdhërave.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s