Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame “Dashuri me interes” të autorit  Ded Nikoll Luca(DENILU) 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame “Dashuri me interes” të autorit  Ded Nikoll Luca(DENILU) 

Autori : Ded Nikoll Luca (Denilu)
Titulli: Dashuri me interes
Redaktor: Agim Demiri
Kopertina :Medi Belortaja
Botimi i parë, 2018

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Roland Lushi

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2018

 

***

Duke u nisur nga titulli i librit dhe kopertina e mrekullueshme e piktorit Medi Belortaja po shkruaj këtë parathenie libri të autorit Denilu. Epigramet nuk flasin vetëm për dashurinë. Ato janë të ndryshme. Dhjetë epigrame mbi dashurinë jane të ndryshme nga epigramet tjera. Duke qenë se autori i ka vendosur titull e kopertinë unë po shkruaj vetëm për ato për dashurinë. Dihet se për të përqëndruar të gjitha përmasat e dashurisë, ndoshta nuk duhet shkopi magjik. Ama pa dashurinë si lëndë e parë, si esencë, nuk mund të bëjmë dot. Për këtë ndjenjë kaq sublime janë shkruar kryevepra të letërsisë botërore, janë krijuar vepra arti të jashtëzakonshme, sa e sa filma e produksione kinematografike i thurin himn asaj, e të mos flasim pastaj për këngët e ndjera dhe muzikën që e qartëson aq bukur në tekste e nota të spikatura bukur. Sepse, tema e dashurisë është një nga temat substanciale të artit. Për të, tharmi i dashurisë sa duket qiellor, i qenësishëm, aq është thelbësor dhe i perceptueshëm. Sa i vështirë, aq është edhe i lehtë.
E lehtë është në frymëzimin që ajo të jep kur e ke, kur e pret, kur kujdesesh për të. Ded Nikoll Luca (Denilu) vjen në sytë e lexuesve përmes penës së tij të hollë, ku mbrujten artistikisht realiteti, dashuria, njerëzit e çmuar dhe kujtimet.
Sepse, siç e thekson edhe ai vetë, gjithçka është çështje frymëzimi. E kush më mirë se Denilu di ta vërtetojë këtë gjë?
Kriza ekonomike qe kapi Italinë, Dedën e nxori nga puna.U rriten djemtë dhe i thanë : puna jote prej sot është të shkruash libra edhe pse nuk ke fitim material, shpenzimet i paguajmë ne katër djemtë e tu. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Deda vendos shpirtin në gjithçka bën e thotë. Andaj është selektiv, perfeksionist. Deda shkollen e kultures e ka mbaruar per dramaturg, aktor teatri .Dihet se në teatër, artisti instrument ka veten e tij përballë publikut. Piktori e mbaron punën e tij në telajo. Shkrimtari në libër. Në këtë pikëpamje, teatri si art i gjallë, e bën aktorin ta përsosë veten.
Ndërsa poezia, që të shijohet, duhet të perceptohet”,- thekson Denilu. Të shkruarit është prehja e sigurt, ku ju uleni shpesh për të jetësuar histori njerëzore, o individë të caktuar. Ju nuk orvateni ta quani veten një poet, ama frymëzimin si proces nuk e fshihni aspak. Ç’vend zë letërsia në jetën tuaj? Deda nuk përton të përgjigjet me shaka dhe duke qeshur.

Ded Nikoll Luca(DENILU) 

E kam dashur gjithmonë letërsinë,, por jo ma shumë se Floren dhe familjen. Studiova psikologjinë që i duhet familjes dhe epigramit. Që në rininë e hershme kam shkruar poezi. Jam rritur në Milot, me origjinë jam malësor nga Malësia e Madhe, më thotë Deda, kur e pyeta se nga je. Letërsia ka fatin që të prekë artistikisht realitetet tona, nga ato më ulëritëset, tek frikat, krizat, sprovat… Realiteti është i nënshtresuar, vjen si atmosferë, si ndjesi. Në këtë vëllim ka edhe epigrame të karakterit social, elementi social nëpër to shtrihet në disa nënkuptime, metafora, si disa epigrame që e shprehin këtë gjë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Deda me pergjigjet se në kuptimin filozofik, mbase disi fatalist, lumturia është kapërcimi i një drame. P.sh, kur kryen një pune të vështirë, pra mbërritja e tij me sukses është lumturi.
Ndërsa, në kuptimin njerëzor, lumturia janë gjërat e vogla. Dashuria për gruan, dashuria ime për Floren më lumturon, ngjyrat që ajo sjell në jetën time, sepse jemi natyra të ndryshme, është ajo që e motivon lumturinë time, dhe ajo që mua më frymëzon. Është vajza, 4 djemtë dhe dy nipërit janë lumturi e madhe. Kjo është lumturia. Një njeri optimist si
Deda ka ndërmend të shkruaj qindra libra, dhe dy libra në muaj që po boton rregullisht tek shtëpia botuese “ADA” e vërteton këtë dëshirë që po e kthen në realitet.

Belie Kalemi poete nga Saranda.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s