Jolës / Poezi nga Babeta Rexhepi

Poezi nga Babeta Rexhepi

 

Jolës

Jolë, a të kam thënë ndonjëherë,
se vdekja nuk është fundi?
E se, duke u humbur ndër vete
mëson ç’do të thotë ” të ngrihesh përsëri”?

Me shumë mundësi Jolë
ti nuk e di, çfarë dua të them
Shihemi kaq pak Jolë,
sa vetëm mendimet na bashkojnë.

Por e di çfarë Jolë!?
Sot kam ardhur të të flas vetëm ty
E jo, aspak nuk bën
Tjetër kush, këtë vrull zemre ta thyejë.

Se unë, kam kuptuar vetëm një gjë
Mes mijëra të tjerave, që s’di si t’ ia dal
Jemi qenie të vdekshme, po!
Por dhe shpirtra, që treten ngadalë.

E di ç’është një shpirt në këtë jete, Jolë?
Je ti
Jam unë
Jemi Ne,
që duke konsumuar veten
një tjetri i dhurojmë një jetë të re.

Kështu pra Jolë, ndjeje këtë rrahje zemre!
Është për ty, për të gjithë ato si ty,
që na bëjnë të duhemi edhe më fort
të kuptojmë vërtet dashurinë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s