Poezi nga Ligor Shyti

Poezi nga Ligor Shyti

 

***

Unë jam një puthje ere
që vij sa herë ka ndryshime stinësh.
Jam fllad pranvere pas një nate dimri.
Aromë trendafilash
që shfaqem papritur 
pas stinës së nxehtë.
Jam simfoni bilbilash
që jap koncerte edhe në vjeshtë.
Unë,
jam valë deti
që në tokë s’ka mbritur asnjëherë,
jam këngë gjinkallash
që këndoj vetëm në verë.
Jam puthje ylberi,
plot ngjyra,
që shfaqem dhe iki si ëndërr.
Jam galaktikë dashurish
që puthjen kam në qendër.

 

NËSE VJEN…

Nëse vjen në qytetin tim këtë maj,
eja, të pres.
Edhe trëndafilat po të çelin me vonesë,
Ti eja, do të të pres me lule të tjera plot ngjyra.
Mund të vish edhe zbathur,
mjafton të ecësh lehtë-lehtë,
ngadalë,
mos e trondit dheun.
Jo se kam ndonjë gjë me ty,
apo ecjen tënde të zhurmshme,
po… po presim Skënderbeun!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s