Poezi nga Nehat JAHIU

Poezi nga Nehat JAHIU
 
 
DO T’MË NGJALLIN ZOGJTË E MALIT
 
Dashurinë e mallin vetëm unë ta di
Thellë në zemrën time më je ti
Aty të mbaj, fort të shtrëngoj
Vdekja më merr, por ty nuk të lëshoj
 
Nata është e egër veshur me acar
Unë i vetmuar jam mbytur në mall
Qielli vetëtin e yjet shuhen ngadalë
Agimi vjen i ftohtë, i fikur, pa zjarr.
 
Dhe dua t’më ngjallin zogjtë e malit
Që këndojnë në mal të Përzhalit
Do t’më ngjallin gurët dhe era që fryn
Duke më kërkuar me ulërimë…
 
 
 
TË DUA….
 
Të dua dhe nga zemra nuk të largoj
Tërë jetën unë do të kujtoj
Ty vendlindja ime e mirë
Nënë e dhembshur me thërrime.
 
Të dua dhe në zemër të mbaj
Edhe pse në kurbet larg teje jam
Nuk të harroj e dashura fole
Më e bukura në botë ti më je.
 
Dhe nëse larg teje do të vdes
Për ty hapur më mbesin sytë
Se tek ti nisin të gjitha dashuritë
Pikëllimi gjëmëmadh zvogëlohet në gjoksin tënd.
 
 
 
MË MERRNI…
…Ju të bukurat e mia fusha dhe male
Qëndisur në pranverë me gjerdan gushe
Ju të bukurat kroje që u lashë nëpër male
E ju livadhe të mbushura plot me erë lale.
 
…Ju lisa të gjatë ngritur kokën kah qielli
Që për ju aq bukur këndoi Naimi
Ju liqenj e lumenj të gjatë
Që në ëndërr iu shoh çdo natë.
 
…Ju fusha e male të bukura të vendit tim
Që për çdo ditë iu kërkon syri im
M’i digjni mushkëritë pa oksigjen flakë
E shpirtin tim ma gllabëroni pak nga pak.
 
…Ju dallëndyshe që në pranverë fluturoni
Në vendlindje sa më shpejt t’më çoni
Të shkoj nën hije atje te “Korija Plakë”
Se shpirti po më digjet shkrumb e flakë.
 
…T´i shoh vreshtat në kodër mbi katund
Ta dëgjoj gurgullimën atje tek ai lumë
Ta dëgjoj zërin e të bukurit bilbil
Kur këndon në atdhe në muajin prill.
 
 
 
ATY KU KA LISA E PLISA
 
Vendi ynë është aty ku ka korije
Ku ka kroje…ku ka diell… e ku ka hije
Atje në korije ku ka shumë lisa
Aty në varret tona ku ka plisa.
Aty ku nuk është shuar pragu
Aty ku dimrit tymos oxhaku
Aty ku këndohen gjithnjë ninulla
Aty ku mblidhen burrat nëpër kulla.
Aty ku ka fusha e aty ku ka male
Aty ku të parët tanë pushojnë në varre
Aty ku me gjak ka ardhur pranvera
Me aromë lirie ka ardhur vdekja.
Aty ku lulëkuqeve erë u marr
Aty ku kanë çelur përmbi varr
Aty ku është dashuria e malli
Ku është derdhur djersa nga balli.
Aty ku kishte breshër me stuhi
Ku me gjak u shkrua në histori
Aty ku në korijen tonë ka lisa
Aty ku në varret tona ka plisa.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s