MISTERI I NJË GRUAJE / Tregim nga Xhevahir Cirongu

Tregim nga Xhevahir Cirongu

 

MISTERI I NJË GRUAJE

Ajo ishte e re në ato vite .As vetë nuk e dinte, se mosha adoleshente e rrëmbente aq shpejtë e dukej sikur mendimet e saj qëndronin si një “mal” mbi supe.Mendimet i “fluturonin” si një elektron i lirë në “hapsirën qiellore” të viteve rinore. Kishte një ecie elegante.Trupi i gjatë e këpucët me taka, e bënin më të gjatë nga që ishte në të vërtretë.Flokët në ato vite i mbante të gjata. I mbante të lëshuara mbi supe.Tek i hidhte mbrapa shpatullave, ato vareshin si një ujvarë deri tek mesi i belit.Ngjyra e flokëve të saj ishin ngjyrë gështenjë.Rrugës kur shkonte për në shkollë, nga që flokët vallëzonin si dallgë deti;dielli ja përkëdhelte duke iu dhënë shkëlqim. Kjo e bënte më tërheqëse nga kalimtarët.Po sytë? Të çuditshme…! Po, po të çuditëshme vërtet?!Me ata sy të shkruar e vezullues të bënin për vete.Që në shikimin e parë, në prezantimin me atë vajzë; drita e syve të mangnetizonte gjithë qënjen e trupit.Thonë se sytë e maces e bëjnë këtë gjë mbi gjahun e vet.Kishin të drejtë djemtë e lagjes kur thoshin ”Erdhi macja e lagjes”. Petrua zbriti shkallët me të shpejt.Ora po shkonte gjashtë e tridhjet minuta . Qe bërë vonë për punë.Ashtu, shpejt e shpejt veshi këpucët .Hodhi krahëve xhaketën e hollë ngjyrë ulliri.Ishte mesi i muajit maj. Në oborr qenë mbjellë disa trëndafila: Të kuq, të verdhë e të bardhë.Këputi tri gonxhe. I bashkoi të tria në një.Pastaj, ashtu të mbledhura në dorë i afroi pranë hundës i mori erë. Tek i mbante poshtë hundës, aroma të kundërmonte e të jepte kënaqësi . Mushkritë dukeshin sikur thoshin:”Të faleminderit natyrë”.
Hapi portën e hekurt të oborrit e doli në rrugën e lagjes.U nis drejt rrugës kryesore të qyretit. Pak më tutje, aty në kthesë ishte stacioni i autobusit.Që nga shtëpia duheshin jo më pak se dhjetë minuta rrugë.Por,për Petron, kjo copëz rrugë më këmbë, qe bërë “ilaçi”.Po, po…! Me të vërtë kështu ishte?! Ai, mbi këtë rrugë kishte plot tridhjetë vite që ecte dy herë në ditë në këmbë.Kjo e kishte ndihmuar që trupin ta kishte në formën e duhur.
– E dini si i ndodhi një herë Petros?!Dihet, që në dimër qarkullojnë viruse gripale.Në rrethana krejt të papritur virusi prek edhe Petron.Të nesërmen u paraqit te doktori i lagjes.
– Mirmëngjes, doktoreshë, – i tha Petro.Në këtë kohë, Ajo po shkruante recetën e pacientit të sapo vizituar.
– Mirëseerdhe e mirmëngjes, – i ktheu përgjigje.Por, kokën nuk e ngriti lart për ta parë se kush ishte. Pasi mbaroi receten, ngriti kokën e sytë i hodhi nga pacienti që i foli.
– O,ooo… ti Petro qenke!? Përse je munduar? Mos ke të sëmurë ndonjë të afërm nga shtëpia?! – Jo,jo. Për vete doktoreshë….
– Siiii…. Për vete?! – Po ja, atje në ngarkim-shkarkim në port u djersita.Kur u ktheva në shtëpi, si hëngra drekën e piva kafenë më zunë të dridhura në trup. I bëri vizitë. Ai s`kishte asnjë sëmundje.Virusi gripal ishte shkatërruar nga caji që kishte pirë.Asgjë s`ke o Petro.E duke qeshur i tha: “Të shkuara o Petro.E të fala mi bëj virusit gripal po e takove andej rrugës!”.
– Vërtet s`kam asgjë?!…Po,-i thotë me një “po” të theksuar prapë doktoreshë.Epo, ditën e mirë u thoë të pranishmëve Petrua e largohet për tek stacioni i autobusit.Do shkonte te vendi i punës , atje në portin detar.Edhe pak vite donte e dilte në pension. Por, trupin e kishte si një “fidan” të sa po çelur.Kjo i habiste njerëzit e lagjes ku banonte.Apo kur dilte në shëtitoren e bulevardit mbrëmjeve që ishte anës detit.
Zana qëndronte e ulur në divan kur shoqi doli në oborr.Mori pultin e ndezitelevizorin.Kontrolloi stacionet me radhë.Ajo po ndiqte me vëmëndje të madhe, sa një stacion televiziv tek tjetri.Një nga stacionet, po jepte një këngë të moçtme që i këndonte dashurisë. Ndaloi pultin. E degjoi me vëmëndje.Kishte kohë pa e dëgjuar. Në konvikt e këndonin shpesh këtë këngë. Atje në shkollën ekonomike. Nga sytë I dolën lotë. – Eh, rini, rini- tha me vete.Nxori shaminë e duarëve e fshiu lotët. Pastaj… meditoi.Në kujesë i erdhën vitet e rinisë. Ajo këngë i ngacmoi kujtsën e largët. Ato kishin mbetur diku të “mbytyra” në mjegullajën e kohës.Por,vitet ikin ashtu pa u diktuar.Vjen një ditë e “ndryshku” i harresës i pastron melodia e një kënge.Fiku televizorin.Nga jashtë u dëgjua kërcitja e menteshave të portës.Zhurma erdhi deri mbrënda në dhomë.La pultin mbi tavolinë.Ashtu, me ngadalë doli në ballkon.
– Hë, zemër ti Petro qënke?!…
– Po, moj po, unë jam.Ika se shkoi vonë për punë.Mirë të gjetsha
– Edhe ti mirë se të vish.Me dorë u përshëndetën që të dy: Burrë e grua. Ata nga martesa sollën në jetë dy fëmijë: një djalë e një vajzë.Në atë shëpi, dy fëmijët ishin si një çift pëllumba në fole.Djali ishte emigrant në Itali.Kishte vite që punonte aty.Që i vogël kur mori rrugën e emigrimit, atje në shtetin fqinj, mbaroi arsimin e lartë. I pëlqente që në feëmijëri që të bëhëj teknik ndërtimi.Tani në xhep kishte dipllomën e arkitetit. Kjo i gëzonte Zanën e Petron.Edhe vajza qe me shkollë. Mbaroi gjimnazmin . Më tutje nuk vazhdoi , se fati i troktiti në derë e u martua në qytetin”A”. Petro dhe Zana u gëzuan shumë atë ditë kur u lindi vajza. Ata tani u bënë gjyshër. Mjalti i mjaltit u dashka më shumë ,-tha nën zë Zana.
Ajo qëndronte e vetme në shtëpi.Mbi kokë, zbardhonin si një pauz bore që bien përherë të parë në majat e maleve. E me megjithë këto gëzime që kishte, diçka e gërryente brenda zemrës. Sa herë që shikonte fëmijët e saj; por tani që përkëdhelte me dorë edhe mbsëm e vogël, apo që dëgjonte zërin e saj të ëmbël të kësaj “dallandyshe”; mendimet shkonin në vitet e rinisë e thërrmoheshin me ngadalë. Në zemër të Zanës, në këto caste qëndronin dy “gurë” si të mullirit që bluanin kujtesën e faqësis së adoloshencës rinore. Askush, përveç saj, s’dinte ngjarjen e hidhur e atyre viteve. Mbi dashurinë e rrëmbyer të rinisë adoleshente; atje në maternitetin e qytetit, kishte lindur njëdjalë jashtë martese.Vetëm zërin i kishte dëgjuar foshnjes së pafajshme. Iku. E la në vetmi atje në martenitet. As dorën nuk ia përkëdheli.E jo, më pas ta puthte në faqe e ballë. Atëhere, ajo nuk kuptonte se ç`ishte krijesa e vet fëmija!….E braktisi e sy kthye më kurrë. Foshnja ishte i shëndetshëm.I bukur si një “ëngjëll” i vërtetë.Pas disa ditësh nga marteniteti kaloi në befatrof.Aty në shtëpinë e fëmijës, pas një viti u birësua nga një familje të cilët e rritën dhe e arsimuan si tëishte femija i tyre.Ishte fruti i “pemës” së vajzës të tradhëtuar.Kur pa se, Petro mori rrugën drejt stacionit të autobuzit, u kthye sëisht në dhomë kur ishte televizori. U ul në divan. Mori pultin e ndezi televizorin.Po ndiqte lajmet.Ishte e çoroditur në keto caste.Mendja i shkoi prapë te këngë e viteve të shkuara.Por, edhe te këputja e tre trëndafilave që këputi i shoqi i saj, Petrua.Mos vallë ai kishte zbulluar të vërtetat e të shoqes?! Pse pikërisht tre gonxhe dhe jo dy? Pse ky ankth e dyshim tek Zana?!… A e dinte me të vërtetë e viteve të shkuara Petrua, se Zana na kishte edhe një femijë tjeter!…Jo, jo. Ai nuk dinte me të vërtetë asgje. Bukuria e Zanës për Petron, çdo dyshim ishin vetëm iluzione të humbura. Ajo u mendua shumë. Aq shumë sa ndonjëherë fliste edhe me veten. Sa një ditë, tek po bënte kafenë e të shoqit; nga aneksi I Zanës deri në dhomën tjetër.
– Kush foli, – i tha Zanës nga ana tjetër e dhomës Petrua. – Askush.Pse kush foli?!…
– Jo, por dëgjova një zë. Mu duk se dikush të foli – Jo, jo. Nuk foli kush. Mori filxhanët e kafesë e u ul praën të shoqit.Pinë kafetë. Në këtë kohë ra zilja e telefonit.Kush je? – e pyeti Zana. Nga ana tjetër e telefonit dikush foli.Jam Rita, moj mami, nuk më njohe!… E humba fare moj vajzë.Po si jeni me shëndet? A jeni të gjithë mirë?! – Mirë mami, mirë jemi. Po babi si është me shëndet? Me Ilirin a keni folur në telefon?!…Po, po.Të fala të bën. Edhe me punën mirë kalon. Mjafton shëndeti se të tjerat rregullohen.Rita I foli përsëri: – Dëgjo moj mami… të djelën jeni të ftuar në darkën e mbesës. – Të na rrojë e me jetë të gjatë, i kthehu përgjigje Zana. Sa kaq ra sinjali i telefonit.Kush ishte, – kush ishte pyeti Petrua. – Rita na ftoi në darkën e mbesës. Zemra e Petros gufoi nga gëzimi. Të nesërmen shkuan në qytetin “A”. Kur ra muzgu i mbrëmjes shkuan në lokalin që ndodhej në qëndër të qytetit.Lokali ndriçonte nga llambat e neonit. Ai qe zbukuruar. Domosdo, si për festë. Ishte ditëlindja e mbesës.Të ftuarit zunë vendet.Diku aty nga fundi, kishte zënë vend edhe një djalë simpatik. –E shikon atë djalë në fund të tavolinës?Ai është shoku im i ngusht.Duhemi si vëlla e motër.Këto fjalë i tha me nxitim së jëmës.-Kush?-pyeti disi e ndrojtur Zana. Hodhi sytë atij djali bukurosh .
– Moj krushkë , I kujt është ai djalë,-pyeti Zana.
– E kemi dialin më të mirë të lagjes .Djali i Halilit është.E ka marrë në befatrof.
– Siiiiii…! Në befatrof?! Po moj po.Atje e kam marë- i tha prerë.Zana u zverdh në fytyrë. Zemra iu drodh si një tel violine, kur nxjerr tingullin e saj. Pastaj,si një gjethe vjeshtake,fytyra merrte ngjyra e trajta të ndryshme.
– Moj Zana , – e pyeti Sofia.Po ti qe mirë ?! Mos je gjë sëmur? Zana mori gotën e ujit.E vuri në buzë e piu një gëllënjkë.- Tani jam mirë. Mos kini merak.Ky veprimi habiti të gjithë.Zana e djali që ishin ftuar në banket, kishin ngjashmëri të madhe.
– Mos është ky djali që lashë në maternirt?…Ky mister e kishte ndjekur gjithë jetën.Atë e kishin mashtruar se djali i lindur jashtë martese nuk jetonte.Ai takim pas kaq vitesh zbuloi misterin e kesaj gruaje.Malli e lotët u tretën sëbashku në atë gëzim familjar.Dielli sapo kishte lindur.Rrezet e ngrohta përkëdhlnin gonxhet e trëndafilave.Por,më shumë u ngroh zemra e një nëne.Këputja e gonxhes së trëndadilit të bardhë “mbolli” mirësi në familjen Petro.

Durrës, 10.09.2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s