Poezi nga Iliaz BOBAJ

Poezi nga Iliaz BOBAJ
 
 
NUK DI SI LASHË NJË SHTEG TË ÇELË
 
Nuk di si lashë një shteg të çelë,
një shteg të shpirtit, s’di se si
dhe ndodhi siç ndodh në legjendë,
nga ai shteg më hyre ti.
 
Dhe më pushtove si kështjellë,
që duket si e papushtuar
dhe fle, pa ditur se një shteg,
të hapur krejt e ka harruar.
 
Po ku i pata kështjellarët,
me ushta, helmeta dhe shpata ?
Strateg i dobët paskam qenë,
që shtigjet i kam lënë të hapëta.
 
Tani pushtuar jam prej teje,
pushtim i ëndërrt, i paparë,
asnjë ushtri përballë nuk shoh
dhe s’di se kujt t’i dalë përballë.
 
Po them të rri kështu siç jam,
i robëruar gjithsesi,
më mirë me ty dhe i pushtuar,
se sa pa ty dhe ne liri.
 
 
 
LOJA E HIJEVE
 
Sot s’kujtohet kush,
as për dritën e diellit,
as për dritën e yjeve..
 
Në skenë,
luhet loja e hijeve.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s