Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

ASAJ QË I DHASHË, DASHNI…

Asaj, që i dhash: dashni
Që në takimin e parë, kur buzët u prekën, me Luleborën
Te guri, që ndanë Shipni
Përtej syve të Sharrit, ku ajo i harroj, fustanellën e kurorën

Ditën e njëzetetetës, kur rrugët na ecnin kah qyteti i detit fisnik
Për bardhësi shekujsh, mes territ të mileniumit, mbetur lakuriq
Përballë syve, të lagur nga gjaku, ku Polai na laget me Adriatik
Si darkë e fundit, Krishtit, që i duhej, për t’mbetur Zot dhe Kryq

Asaj, që i dhash: dashni
Për ta shuar, etjen e maleve të Sharrit, që i rëndon dëbora
Te guri, që ndanë Shipni
Mu aty, ku puthje e fustanellë dhe lotët, kujtim mi la Lulebora.

 

SI LOTI, NËPËR SY BESE…

Sot, si dje
U lidhën shikimet, përtej syve të Shën Mërisë
N’lot’e dhe
Duke i kërkuar, jetët e lindjeve, nëpër ballët e Ilirisë

Për qerpikë, i kishin lidhur mëkatet, me gjemba shprese
Si Shën Mërija, pikat e gjakut të Krishtit, të mbetura në kryqin e amshimit
Ecnin, rrugëve të shtruara me varre, si loti nëpër sy bese
Me pëlhurë t’bebëzave, qëndisur me dashni, për asht të shtatit të durimit

Sot, si dje
Përtej syve të Shën Mërisë, lidhur shikimet, ende rinë
N’lot’e dhe
Nëpër ballët e Ilirisë, për jetët e lindjeve, duke pritur lirinë.

 

MES DHËMBËVE TË KOHËS, LAVDI…

Keqas, përdridhet
Gjuha e jetës, mes dhëmbëve të kohës, lavdi
Nëpër palcë lidhet
Si nepërkë e motit, që kafshonte krenari, n’Shipni

Përdridhet e përdridhet, si vdekja e lumturisë
Në lulishten e balleve, kur rëndojnë hijet e malësisë
Zgjatet e zgjatet, si kobi, nëpër sy të tradhtisë
Ku të fshehura rinë, xhindet e damllave, n’lule t’lirisë

Keqas, përdridhet
Gjuha e jetës, që i dhanë shtat, plisat e kësaj toke
Nëpër palcë lidhet
Si nepërkë e motit, me helmin e vrerit, mbi thinja koke.

 

KËTU, E TEJ DETEVE…

Si tradhtia
Sa keq thuhet, nga Molla e Kuqe, këtu e tej deteve
Te Shipnia
U varrosën emra e name, t’perandorive e të jetëve

U shteruan edhe burimet e pjellës, që pas lanë Ilirinë
Sikur lotët e shenjtotrëve, që e prekën, të shtatin qiell
U kafshuan dhe gurët, që u shndërruan, zë për lirinë
Si agun e jetës, nëpër terr, djallet që e pagëzojnë diell

Si tradhtia
Sa keq thuhet, nga Molla e Kuqe, ne jemi sy Arbëri
Te Shipnia
U varrosën emra e name, që s’kujtohen as n’histori.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s