Poezi nga Rita Hasi

Poezi nga Rita Hasi

 

***

Ajo është dashuri?
Ajo nuk është dashuri?

Nuk është më ajo
që të zinte frymën duke vrapuar
për të arritur linjën
e degjuar zërin
që të ngjante me gurgullimat?
Nuk është më ajo
që të merrte minutin, orën
a dhe krejt ditën pa e kuptuar
e ti ndjeheshe si me fletë,
ku ti harroje vaktet
e drekës a darkës
dhe pa ngrënë e pa pirë
ndjeheshe e ngupur?
Nuk është më ajo
që të merrte gjysmën e natës
e krejt gjumin
në këmbim të ëndrrës?
Nuk është më ajo
kur ti flije e zgjoheshe
me imazhin e saj?
Ajo, nuk është më ajo?
Ajo, është po njëjta?

Po.
Nuk ndryshon një grua e dashuruar…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s