Poezi  nga Kristaq Turtulli

Poezi  nga Kristaq Turtulli

 

Sa herë… 
(Poemth)

Sa herë të ndesh,
Në degë dhe gjethe vjeshte shkel,
Mendon se janë shkallë,
Nënqesh,
dhe syrin e vëngër dredh?!
Harron, jemi ardhës,
Dielli dhe hëna bashkë flenë,
Në një kupë qiellore,
Mbështjellë me pelenat e gjithësisë.
Me nxitim shkroi dikush,
Në bulëzën e vesës
Në lotin e kthjellët të fëmijës:
Të tjerët që mbeten, pas do vijnë.

Sa herë të shoh në rrugë,
Neonet mbeten qorre
Trotuaret mbushen me fletë.
Vizatuar në papiruse mijëra vjet më parë.
Dhe langoi lëpin një të vjellë.
Dredhoi ajka e qumështit në shtegun e ngushtë.
U shkel dhe u përbalt nga tufa e kuajve.
I treti mugëtira shikimet e të verbërve.

Kudo ka lagështirë…
Xhelozitë u bënë çarçafë të ngrirë.
U harrua të shkruhej në rrufenë e dritës.
Të tjerët s’mund të mbeten pas…
Po ku janë?!

Sa herë të gjej mbështetur në cepin e ëndrrës,
Qëndisur me gjilpërën e kometës.
Ngatërruar peri në rrjetë të merimangës.
Më thuaj nuk fle.
Edhe pse mbështjellë je,
Me kapotën e vjeshtës.

Sa herë në veshë më zhurmojnë,
fjalët që s’më the dhe s’të thashë.
Përdridhesh si koketë.
Kërkon të ikësh prej meje.
Shaluar mbi kuaj të bardhë.
Pikërisht kur u ranë patkonjtë!
Je i sigurte?
Ndalu mos ikë.
U harrua të shkruhej me lapsin e vetëtimës.
Ku janë të tjerët që pas lamë:
Gjejini në mundshmi thirrini të vijnë…

 

DORUNTINA

S’doja të shkundja shekujt për Doruntinën,
Por ajo mu shfaq atëherë kur s’ e prisja.
Erërat e forta i tundnin pelerinën,
Përjashta zverdhonte e nemitur vjeshta.

S’doja të merrja me vete Doruntinën
Por vetëm në dhomë s’ mund ta lija,
Pas vetes tërhiqte legjendën,
Ne buzë dimërimin e buzëve të saj kisha.

Të njëjta qenë llastimet për Doruntinën,
Edhe me shokët e miqtë e njihja.
Më pëshpëriste: Kërkoj Kostandinë,
Pastaj le të ikja, le të vdisja…

Advertisements

One thought on “Poezi  nga Kristaq Turtulli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s