Poezi nga Alfons Zeneli

Poezi nga Alfons Zeneli
 
 
TË SHOH NË SHI
 
Bie shi mbi mua, qiell bie sonte,
shpirti më pushtohet pak nga pak
nga dilema e kaltër si tis nate :
flokët, cila pikë po t`i lag?
 
Apo pikon mendim brenda një dhome
si shpirt i zbukuruar me trishtim
tek luan nëpër qeshje të pafajshme
e bërë qull prej ëndërrimit tim.
 
 
 
F L O K
 
Në fillim fryjnë flokët
pastaj era,
pastaj krijohen retë
vetëm dy
dhe zënë vend në qiell,
në fytyrë si sy.
 
Pastaj lëkunden
pemët, telat,
vibrojnë xhamat,
dritaret këndojnë shikime të largët,
gjethet luajnë dilema vjeshte,
cmenden fustanët.
 
Pastaj
koha humb ritmin,
stina gëlltit
kuptimet e veta.
 
Vazhdon rikrijimi :
në fillim fryjnë flokët
e pastaj era.
 
 
 
RITUAL
 
Në oborr të syrit mbjell një shikim,
pastaj e lyej me ngjyrën e buzës tënde,
e ujis me dëshira të gjelbërta ëndrrash,
i them lutje si murg, që të më rritet përtej hapësirave,
të bëhet pemë prekjesh drithëruese
me krahë prej dege, me duar gjethesh.
E mbjell në çdo mesnatë,
si një lulishtar i hyjshëm yjet në qiell.
Në agim, dal e shoh frutat.
Në të gjitha rastet bëhet qershi.
 
Siç duket, natën fshehtas,
del nga mjegullat dhe e puth ti.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s