Poezi nga Albina Pllumbi
TIRANA-METROPOL
…”banketi” me të gjitha meny-të,
përfshi rriskun për “helmime”…
***
Kur unë të them, -të dua çmendurisht,
Ti për dreq nuk peshon dashurinë,
por çmendurinë!!
******
Me penë dashurie
fimos testamentin e jetës.
Trashëgimtarë janë familjarët e mi!
******
Dashuria: -mi xhvesh të gjitha firmatot,
Pa pyetur për kosto e cilësi
Ajo më vesh veladun prej shpirti,
Lakuriqësi!
******
Njëqind herë në ditë të dua
Njëqind herë frymën ta fal
Prap shpirti s’më del jo mua
Puthja jote më ringjall.
TIRAZHI I JETËS
Dua t’i botoj, të gjitha dëshirat
Jetës, t’ja bëj dhuratë si medalion
Tirazh i tyre, do jetë i vogël
Se jeta, koston, dot s’ja mbulon…
Mbi kopertinë, të shpirtit tim
Peneli bën, matematikë
Kalkulon jetën me nxitim
Tirazh-i ditëve, vazhdon të ikë…
PRANVERË NË VJESHTË
Zhytur në koloritin vjeshtuk të shpirtit
endesha mendueshëm
udhëve të mallit…
Me hapa të butë
për të mos trazuar
asnjë ëndërr,
mbetur sirtareve të shpresës.
Krejt padashur…
kjo stinë malli
më çau lëndinën e tharë
prej dëshirave të zjarrta
Krejt papritur…
një rrokullimë loti
pikoi në të,
dhe mbiu filiz i njomë dashurie
Sa çudi…
filizat mbijnë në pranverë!
Jemi në vjeshtë…
dhe shiu i imët i syve
mi lagu butësisht mendimet
duke më kujtuar të mbyll sirtarët e dëshirave
E u derdh aq shi-loti
sa filizin e mori rrjedha
si gur zalli
në shtratin e lumit të fjetur…
S’ka pranverë në vjeshtë
Psherëtin zemër e mjera.