Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Degët e shpirtit

Mermë me vehte edhe mua në ëndrrën tënde
Të flemë bashkë të njëjtin gjumë të dy
Të përqafojmë natyrshëm degët e shpirtit 
T’i çelim gjelbërim sythat, sy më sy.

Mermë me vehte trungut tënd deri në qiell
Si pema e mollës merr lastarin e hardhisë
Se gjethet tona po kerkojnë akoma diell
Në kopshtin e Edenit mes misterit e magjisë.

Për një moment buzëqeshja ime heshti
Të dëgjonte fëshfërimën tënde shkretëtirave
E si mund ta dija unë atëherë që ti ishe deti
Si një sirenë të zhytesha thellësirave.

Në akullnaja të zemrës tënde zbathur eca
Kërkova pak terren të mbillja një lastar
Mes avujsh malli e mes mjegullash ngeca
Kur pashë lumturitë e ngrira ndër acar.

E marrosur pas teje jam, në pistën qiellore
Gjethet nën kurorën tënde çela përsëri
Derisa të strehoem në iluzione mendore
Ndjej aromë pranvere , blerim në sytë e mi .

Një gllënjkë pendim

U ula sonte me kujtimet
Folem gjatë në gjuhën e vjetër
Për kohët e thyera ndër vegime
Mes tonë një copëz e bardhë letër.

Unë kërkoja veç një çelës
Që Ai e mbante i lënduar
T’i shihja sytë e verbër të fatit
Dhe qortimin e lotit të shpenguar

E shkelëm mbi kohën e krisur
Të Dy ashtu si një hutim
I ngritëm gotat e shpirtit
Rrëkëllyem nga një gllënjkë pendim.

 

Djalli në shishe

Kur isha fëmijë gjyshen dëgjoja
Vajzat thoshte, janë si kristali,
Thyhen si gota kur bien nga dora 
Thyesi pa tjetër që është djalli.

U rrita dhe veten e mbylla ne shishe
Patjetër nga frika e ndonjë guri
Aty pranë tapës po shihja se
Nuk po më largohej ai djall burri !

I joshur nga shishja apo nga un’
Në gjarpër u kthye dhe hyri brenda
Po mua këshillat me derdheshin lum
Ti fryja vendit ku më shkelte këmba.

E kështu si ngjalë e ndava shapin
Nëpër duar i rrëshqita dhe e lashë ku ishte
Shpejt dola nga shishja dhe i vura tapën
”eh ç’dëgjova nga pas krahëve”
“Një femër e futi djallin në shishe”!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s