Rri me mua / Poezi nga Flora Meçaj

Poezi nga Flora Meçaj

 

Rri me mua

Rri me mua t’i bëjmë plagët bashkë,
zjarr perëndimesh pas krahësh,
në rrënjë stinësh ngatërruar,
pritur të kthehen në flutur,
në rutinën kruspull ditëve të tua.

Rri me mua, të vrapoj për ty edhe drynëve të mbyllur.
Çdo udhëkryq e bëj kalim.
Ku trokite që gjëmoi aq shumë,
e para bubullimë ra mbi det.
S’paskemi qenë vetëm,
si paskeshim humbur në mosgjetje?!

Rri me mua si kjo vjeshtë e artë,
bëmu gjumë i patrazuar,
shkulme ëndrrash shpërndarë dashurisë,
sot, nesër bëma ditën kapilar,
gjaku të udhëtojë lirshëm,
kam ende ditë të të jap frymë kaltërsish.
Jemi dy yje të shkëputur bashkë.

Rri me mua, të duhemi si dy dete puthur pa trazuar ujërat,
njëri i ëmbël i zi,
tjetri i kripur i bardhë.
Ende s’jam guaskë boshe dalë bregut,
mos m’u rrit si peng i shpirtit në fund të frymës.

Rri me mua si unë mbërthyer pas shkëmbi,
si thoi ngjitur pas mishi
duamë fort,
kërkomë edhe nëpër të miat dallgë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s